Për raste urgjente mjekësore tani do të përdoren dhe helikopterë

Zëdhënësi i Qeverisë Muhamed Hoxha sot në një pres konferencë, njoftoi për ndryshimet e fundit në Qeveri.

Marketing

Ai tha se pritet që në fillimin e javës së ardhshme, Kuvendi të miratojë Propozimin për rekonstruimin e paralajmëruar të Qeverisë, përcjellë Zhurnal.

Siç deklaroi Hoxha, ndryshiemt në kabinetin qeveritar të kryeministrit Zaev duhet të dorëzohen deri nesër. Ndërkohë, Zaev po i vazhdon konsultimet me partitë e koalicionit.

“Presim në fillim të javës së ardhshme, varësisht nga agjenda e Parlamentit, Propozimi për rekonstruim të miratohet. Kryeministri Zaev do ta dorëzojë propozimin në Kuvend deri në fund të kësaj jave”, tha Hoxha.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, nëse “bombat” e El Çekës do të ndikojnë mbi rekonstruimin dhe zgjedhjen e ministrave të rinjë, Hoxha tha se ndryshimet janë paralajmërar që më herët dhe për këtë opiniioni është njoftuar.

E reja tjetër nga Qeveria është se në sistemin e ndihmës së shpejtë, do të kyçen edhe helikopterët.

Këtë vendim e solli Qeveria, dhe kështu do të mundësohet intervenim i shpejtë për rastet urgjente.

Qeveria në seancën e fundit e solli tekstin e ri të vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurës për ndarjen e marrëveshjes për partneritet publiko-privat për organizim modern – sistem urgjent medicinal me helikopter dhe shërbime me helikopterë për kërkim dhe shpëtim.

Marketing