Uji i pijshëm në disa ujësjellës të fshatrave në komunën e Kërçovës është bakteriale dhe nuk mund të përdoret për pije, dhe as për përgatitjen e gjellërave. Banorët nëse duan që ujin ta përdorin për pije ose për përgatitjen e ushqimit janë të detyruar që ta vlojnë.

“Reparti për higjienë dhe ekologji shëndetësore nga Kërçova na njoftojë se për shkak gjetjes së bakterieve në ujë nga më shumë ujësjellës të fshatrave nga komuna jonë nuk mund të përdoret për pije as edhe për përgatitje të ushqimit. Në këtë listë hyn ujësjellësit e fshatrave: Miokazi, Çelopec, Orllanc, Svetoraça, Dupjan, Reçan-Çellopec dhe Pateec”, deklaroi udhëheqësja e Qendrës rajonale për ballafaqim me krizat-Kërçovë, Suzana Taseska.

Ajo njofton se për shkak të parregullsive bakteriale dhe mungesës së klorit nuk mund të përdoret për ujë të pijshëm edhe uji nga qendra e ujësjellësit në fshatin Zajaz dhe .

“Ndalesa është në fuqi derisa nuk merren mostrat e rregullta, ndërsa deri atëherë nga këto ujësjellës dhe çezmave të këtyre fshatrave uji duhet të vlohet nëse dëshirojnë ta përdorin pije apo për përgatitje të ushqimit”, tha Taseska.