Për shkak të mjegullës anulohen disa fluturime nga Aeroporti i Shkupit

Për shkak të mjegullës dhe dukshmërisë së dobët janë anuluar ose riorientuar një pjesë e fluturimeve deri dhe prej Aeroportit të Shkupit, kanë pohuar nga M-NAV.

Marketing

Nga aeroporti i Shkupit sot pasdite janë riorientuar tri fluturime. Njëri aeroplan i cili prej Cyrihut është dashur të aterrojë në Shkup dhe është riorientuar në aeroportin e Prishtinës, ndërsa tjetri prej Varshavës është riorentuar për në Otopeni. Në drejtim të Prishtinës është riorentuar edhe fluturimi i Vizzair nga Memingemi. Është anuluar edhe fluturimi nga Stambolli, i cili ishte caktuar në ora 19:45.

Aeroplani i fundit nga aeroporti i Shkupit ka fluturuar në ora 15:47, ndërsa ka fluturuar deri në Beograd, thuhet në sistemin informativ të ueb faqes zyrtare të Aeroportit të Shkupit. Është anuluar edhe fluturimi për Varshavë, i caktuar në ora 17:05, ndërsa është anuluar edhe fluturimi për Stamboll i paraparë për në ora 20:40.