Për shkak të mjegullës dukshmëri e ulur në Kodër të Diellit dhe Krushevë

Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria në Kodër të Diellit dhe Krushevë është ulur në 30 – 50 metra, njoftoi sonte Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM).

Marketing

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të lagështa. Shi i dobët po bie në Manastir, Prilep, Zheleznec, Shtip, Saramzalinë, Kriva Pallankë, Tetovë dhe në qafat malore Bukovë, Pletvar, Strazhë dhe Mavrovë. Në Kodër të Diellit po bie borë e dobët të cilën nuk e mban gjatë kohë toka.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Prej datës 15.11.2020 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në vetura, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2021.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe drejtim të kujdesshëm të veturave, veçanërisht në rrugët përgjatë luginave, luginat e lumenjve dhe gryka, ku ka paraqitje të mjegullës së mëngjesit dhe mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë me seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Marketing