Për t’u rregulluar tek kjo frizere ju duhet testi i COVID-19

Sallonet e bukurisë dhe floktoret në Austri u hapën ditën e hënë, pasi qeveria lehtësoi masat anti-covid.

Marketing

Por, parakusht për të shkuar në to është bërja e një testi për koronavirusin, i cili duhet të rezultojë negativ. Duke mirëpritur klientët e parë pas disa javësh, parukerja Susanne Schreiber tha se:

“Nga njëra anë, ndihem e lehtësuar që mund të punoj përsëri, por në të njëjtën kohë, testet e detyrueshme janë një lloj pengese dhe disa klientë nuk e pranojnë mirë”.

Pas një muaji e gjysmë u hapën gjithashtu dyqanet, muzetë dhe shkollat, ndërsa studentët duhet të testohen dy herë në javë nëse duan të ndjekin mësimet.

Marketing