Për vizitë në Kullën e Haradinajve, krerët e lartë të Maqedonisë së Veriut

Sot, Kullën e Haradinajve, e vizituan personalitete të larta të Maqedonisë së Veriut, në mesin e tyre, Talat Xhaferi, kryeparlamentar, ish zv. kryeministri Musa Xhaferi,dhe zëvendës drejtori i Doganës së Maqedonisë së Veriut, Irfan Buçi.

Marketing

Në fotot e shpërndara nga kjo vizitë, të gjithë janë të gëzuar dhe vërehet kënaqësi e dyanshme për këtë vizitë, me ç’rast janë bërë edhe foto, ku në mesin e tyre janë ato me Kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe vëllain e tij, deputetin, Daut Haradinaj.

Me këtë rast, për këtë vizitë, ka shkruar z. Buçi: “Me Kryeministrin e Republikës së Kosovës.
Në kullën e familjes HARADINAJ🇦🇱”

Marketing