Për VMRO-DPMNE-në, Gruevski nuk ka ikur por nuk i është dhënë mundësia të paraqesë mungesë në Kuvend

Deputetja Nevenka Stamenkovska Stojkovski nga VMRO-DPMNE e cila është zëvendës anëtare në Komisionin për çështje të imuniteteve ishte e vetmja sot që u paraqit për fjalë në seancën e këtij komisioni, pasi u hap proces për marjen e mandatit të Gruevskit.

Marketing

Edhe pse në media nga VMRO-DPMNE u prononcuan se deputetët e kësaj partie do të vendosin gjegjësisht do të votojnë sipas kushtetutës së Kuvendit (fliteshte se do të votojnë “për”), kjo nuk ndodhi. Asnjë deputet nga opozita nuk votoi “për”, por përkundrazi, ata sot kanë interpretim tjetër.

Deputetja Stamenkovska në seancë deklaroi se në Kushtetutë ekzistojnë 11 vlera themelore mes të cilave dhe respektim i të drejtave themelore të njeriut, dhe sipas saj, nuk mund të konsiderohet cilido si mungesë pa arsye pasi ka shfrytëzuar të drejtën e tij të kërkojë azil.

“Deputeti Nikolla Gruevski nuk ka ikur siç ju thoni, ai është është person i cili ka fituar azil politik nga një vend anëtar i BE-së, në vend ku më shumë respektohen të drejtat e njeriut. Madje Rregullorja e Kuvendit lejon paraqitje për mungesë, por ju nuk keni lejuar që ai të paraqitet”, deklaroi deputetja Stamenkovska.

Ajo u rikujtoi edhe rregullat ligjore dhe kushtetuese kur një deputet ngelet pa mandat, dhe ajo është kur vet jep dorëheqje ose dënohet me dënim me burg më tepër se pesë vite.
“Deri në këtë moment, Gruevski nuk i përmbushë kushtet”, deklaroi Stamenkovska.

Gjithsesi, edhe përskaj asaj që VMRO-DPMNE nuk votuan, shumica e pesë anëtarëve votuan “Për” dhe miratuan propozimin për marje të mandatit.

Ndryshe seanca e këtij komisioni filloi javën e kaluar por nuk përfundoi përshkak dorëheqjes së deputetit dhe kryetarit të komisionit Pavle Bogoevski

Marketing