Për Zaevin marrëveshja për ligjin për PP-në është afër, për Mickoskin qëndrimet janë të largëta

Kryeministri Zoran Zaev vlerëson se grupet e punës nuk janë larg arritjes së marrëveshjes për ligjin për prokurorinë publike, nevojitet që të bëhen më shumë përpjekje dhe siç tha “të tejkalojmë vetveten”, përderisa për liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare Hristian Mickoski për momentin pozicionet e dy palëve negociuese janë shumë të ndryshme. Që të dy janë të gatshëm për takim të ri të liderëve, por pasi për këtë sinjal do tu japin grupet e punës.

Marketing

Ndërsa takim i ri i grupeve të punës për ligjin sot nuk do të mbahet, nga Ministria e Drejtësisë, edhe pse dje deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Miloshovski tha se ka mundësi që sot të ketë takim të ri, ndërsa këtë mundësi nuk e hodhi poshtë as kryeministri Zaev.

Kryeministri Zaev dje tha se do të ulet në tavolinë me liderin e VMRO-DPMNE-së, lidhur me ligjin për prokurori publike, por pasi grupet e punës të japin sinjal deri tek ai dhe lideri i i opozitës Mickoski se ka përparim. Ai vlerëson se me të vërtetë nuk janë larg arritjes së marrëveshjes dhe apelon që të bëhen më shumë përpjekje në këtë drejtim.

“Besoj se mund të bëjmë përpjekje, me të vërtetë nuk jemi shumë larg, vetëm duhet ta tejkalojmë veten, posaçërisht në kushte kur ja lëndët janë të siguruara dhe kanë të ardhme të tyre. Ejani të dërgojnë porosi deri te partnerët ndërkombëtarë të BE-së se me të vërtetë siç arrinim marrëveshje deri tani me konsensus, të votojmë në Parlament për tërë atë që është e lidhur me reformat lidhur me BE-në dhe këtë ligj për prokurorinë publike ta dakordojmë. Jam në dispozicion tërësisht. Sa grupet punuese ta japin sinjalin deri te unë dhe z. Mickoski, ne do të ulemi ta dakordojmë këtë ligj për prokurorinë publike”, tha Zaev.

Ndërsa Micskoski në intervistën e tij për MEDIAL-n, theksoi se nga takimi i fundit i liderëve nuk kishte komunikim zyrtar në nivel të kryetarëve të partive mes tij dhe kryetarit të LSDM-së dhe kryeministër dhe se për momentin pozicionet e të dyja palëve negociuese janë shumë të ndryshme.

Sipas tij pushtetit nuk i përshtatet që të sillet ligji për prokurorinë publike, ndërsa LSDM-ja dëshiron që ta frenojë gjithë procesin.

Për atë se a do të ketë takim të ri me Zaevin për ligjin për PP-në, Mickoski thotë se takim i liderëve është i mundshëm nëse paraprakisht arrihet përafrim i qëndrimeve të të dyja palëve.

Nga takimi i fundit i liderëve tashmë kaluan dhjetëra ditë. Natën vonë mes 10 dhe 11 shtatorit Zaevi dhe Micskoski në praninë e grupeve të punës tentuan që të gjejnë gjuhë të përbashkët për ligjin, por pas bisedimeve maratonike gjashtëorëshe nuk patën sukses për këtë. Dallimi kyç rreth të cilit thyheshin shtizat mes dy ekipeve ishte fati i lëndëve të PSP-së.

Marketing