“Për Zidanin do të bëja gjithçka”

Marcelo e ka pranuar se është shumë i lumtur me rikthimin e Zidane në Madrid.

Marketing

Pas një sezoni aspak të mirë, një ndër më të dobëtit në histori, Real Madridi duket se fitoi “trofe” kur vendosi të rikthejë në skuadër, Zinedine Zidane.

Kjo i bëri të lumtur të gjithë dhe mezi presin sezonin e ri me shumë ndryshime.

Një ndër lojtarët që më së shumti i është gëzuar rikthimit të Zidane, është mbrojtësi brazilian, Marcelo.

“Jam shumë i lumtur me rikthimin e tij. Jo vetëm unë, rikthimit të tij i janë gëzuar edhe zyrtarët, të gjithë… Zidanin e adhurojnë të gjithë”, tha Marcelo.

“Kam thënë mijëra herë se për të do të jepja gjithçka. Jam shumë i lumtur, por jo vetëm unë, i gjithë madridismi”.

Kapiteni i dytë i Realit foli për rëndësinë e Zizu në skuadër.

“Ai ka qenë futbollist vet dhe i kupton më së miri lojtarët. E di se çfarë iu vjen nëpër kokë çdo lojtari. Nëse një lojtar është mirë apo keq, di se si të flas me të. Ai ishte më i miri në kohën e tij, edhe si trajner për një kohë të shkurtër (në Madrid) ishte shumë i madh”.

30-vjeçari është pjesë e Real Madridit që nga viti 2006. Ai ka bërë 484 paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar 36 gola.

Marketing