Përafrohen programet e LVV-LDK,pajtohen për formatin qeverisës me 12 ministri

Lumir Abdixhiku nga LDK-ja ka folur pas përfundimit të takimit të grupeve punuese mes kësaj partie dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Marketing

Ai ka treguar para mediave se edhe sot kanë biseduar për përafrimin e programit të këtyre dy partive duke e konfirmuar se do të jenë 12 ministri në qeverinë e re.

“Organizuam agjendën e takimeve për dy javët e ardhshme. Ne folëm për 12 ministritë se si do duken ato, ndërsa takimi i ardhshëm do të mbahet të hënën në orën 15:00 dhe do të ketë takime çdo tri ditë”.

Por, Abdixhiku ka thënë se ndonëse është folur për numrin e ministrive nuk është diskutuar për emrat e atyre që do t’i drejtojnë ato, njofton Klan Kosova.

“Nuk kemi qasje të diskutimit të emrave, pasi ne synojmë të flasim për tema, për çështje të rëndësishme për Kosovën dhe formatin e qeverisë dhe pastaj do të jenë dy liderët politikë që do të bëjnë marrëveshjen finale dhe do të jetë në diskrecionin e tyre përcaktimi i emrave”.

“Shkrirjen e agjencioneve nuk e kemi diskutuat ende, por kemi thënë që një pjesë e agjencioneve do të jenë pjesë e ministrive të caktuara. Është punuar në 12 ministri, nga dy zëvendësministra për secilën ministri”.

Ai ka bërë me dije se në takimin e sotëm të dy grupeve punuese VV-LDK nuk është diskutuar rreth çështjes së dialogut.

Marketing