Në një debat të organizuar nga ish-ambasadori gjerman, Wolgang Ichinger, janë përballur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ku është folur për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshje finale.

Në këtë debat ka qenë i pranishëm edhe eurokomsioneri Johanes Hahn.

Presidenti serb, ka thënë se Serbia është e përkushtuar për vazhdimin e dialogut në mënyr që të arrihet një marrëveshje finale që do të ketë bazë një kompromis ku të dy palët do të jenë fitimtare.

Ai ka thënë se për këtë gjë është i gatshëm që të rrezikojë edhe karrierën e tij politike dhe shumë më shumë, e për këtë thotë se është i njoftuar edhe Johanes Hahn dhe Hashim Thaçi.

Sipas Vuçiqit, nuk duhet që të merren për bazë opinionet e shteteve të tjera sa i përket arritjes së marrëveshjes, sepse një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të jetë vetëm për qytetarët e këtyre dy shteteve.

“Do të bëjmë gjithçka për të arritur një zgjidhje kompromisi. Nuk do të jetë një marrëveshje për kapitullimin e njërës, palë këtë rast Serbisë. Çështja më e rëndësishme është se di të jetë raporti ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Ky dialog është për ne, nuk është as për BE-në, as për SHBA-të. Këtë ia kam thënë Thaçit disa herë. Nëse do të punojmë fortë , nuk e mohoj mundësinë e arritjes së marrëveshjes, por sot mund të them se jemi shumë larg marrëveshjes”, ka thënë Vuçiq, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi e ka marrë fjalën, ka thënë se problemi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë  është shumë më i komplikuar se sa çështja ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, për shkak të kaluarës dhe luftës së vitit 1999.

Thaçi ia ka përmendur Vuçiqit luftën që Serbia ka bërë për mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe UNESCO, që si pasojë ka pasur më pas vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Presidenti ka thënë se janë dukë bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshje që si rezultat përfundimtar të ketë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Por vazhdimi i dialogut sipas presidenti duhet të vazhdojë pa kushte, sepse nëse do të ishte ashtu, atëherë Kosova do të kishte 1001 arsye për të vendosur kushte për Serbinë.

“Jam i impresionuar me marrëveshjen e Maqedonisë dhe Greqisë, dhe tani mendoj se kemi edhe një problem tjetër në Ballkanin Perëndimor. Mendoj se çështja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është shumë më e komplikuar se sa ajo ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Sot do të flas për të ardhmen e  raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por me lejoni disa pika rreth Brukselit. Marrëveshja e 2013 ishte një sukses, disa pika janë implementuar, dhe disa po implemeneohet. Ajo çfarë më intereson, është se ku jemi tani. Jemi në një situatë të status-quos. Jemi duke bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshje, e cila do të ketë rezultat njohjen e  pavarësisë dhe integrimin e Kosovës në OKB. Ajo çfarë ndodhi në UNESCO dhe INTERPOL, u pasua nga tarifa. Dialogu duhet të vazhdojë pa ndonjë kushtëzim. Ne kemi 1001 kushte për të vendosur në dialog por nuk e bëjmë. Ka sfida ndërmjet nesh. Komuniteti serb nuk duhet të shfrytëzohet vetëm për qëllime politike. Në muajt që po vijnë, do të gjejmë një marrëveshje të mirë, që të do të ruaj multietnicitetin e Kosovës. Kjo marrëveshje do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin e rajonit. Kosova është duke marrë të gjitha përgjegjësitë”, ka thënë Thaçi.

Presidenti gjithashtu i ka kujtuar Vuçiqit dhe komunitetit ndërkombëtar se deri sot askush nuk është dënuar për krimet që serbët kanë kryer ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë luftës së fundit.

“Kush është dënuar për mijëra kosovarët që janë vrarë në serbët në luftën e fundit, dhe kush është dënuar për dhunimet që janë bërë. Askush nuk e ka bërë, askush nuk është dënuar. Kosova është viktima e madhe, që është përballë me spastrim etnik”, ka thënë Thaçi, raporton Express.

Pas fjalës së Thaçit është përgjigjur menjëherë Vuçiq, duke thënë se sa herë kur diskutohet për pikat e marrëveshjes që nuk i ka përmbushur Prishtina, flitet për krimet që Serbia ka kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Presidenti serb, thotë që pika për të cilën Thaçi tha që ka mbetur pa u implementuar ende është Asociacioni i Komunave Serbe, që për Thaçin duhet të jetë në përputhje më Kushtetutën e Republikës së Serbisë.

Por Vuçiq thotë se Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe nuk i intereson fare Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë sa i përket krimeve të luftës që ia përmend Thaçiq, Vuçiq thotë se ai nuk po tregon se çfarë ka ndodhur me serbët të cilët janë dëbuar gjatë luftës së vititi 1999.

“Para së gjithash në fillim ai tha që shumë gjëra janë përmbushur, dhe është vetëm një që nuk është mbushur, që është Asociacioni i Komunave Serbe. Ai tha që diçka që është në kundërshtim me Kushtetutën, nuk mund të themelohet. Neve nuk ka intereson Kushtetua e tyre, sepse ne nuk e njohim Kosovën si shtet. Po ta them një gjë: Jeni duke folur për mijëra refugjatë të cilët janë detyruar ta lënë Kosovën. Mendoj se sot është e ekzagjeruar, nuk ka rëndësi numri, por të gjithë janë kthyer në Kosovë. Por a e dini se çfarë ka ndodhur serbët që janë larguar nga Kosova në luftën e vitit 1999. Vetëm një përqindje e vogël janë kthyer në shtëpitë e tyre. Unë mund të flas për javë të tëra për krimet që janë bërë ndaj serbëve gjatë kohës së luftës. Por nuk po dua të vazhdojë, po e mbyll këtu këtë çështje”, ka thënë Vuçiq, raporton Gazeta Express.

Presidenti serb ndërkohë ka akuzuar palën shqiptare se nuk po i përmbahen marrëveshjeve që po i nënshkruajnë, dhe sipas tij për të arritur një marrëveshje dhe për ta zgjidhur problemin një herë e përgjithmonë, Serbisë i duhet një partner i përgjegjshëm.

Sipas Vuçiqit as Kosovës e as Serbisë nuk duhet t’i interesojë se çfarë thonë shtetet tjera, sepse marrëveshja finale do të bëhet ndërmjet dy popujve më të mëdhenj në Ballkan.

Ai thotë se kjo marrëveshje duhet të jetë win-win për të dyja palët.

“Ne dëshirojmë t’i zgjidhim problemet me shqiptarët, një herë e përgjithmonë. Por ne na duhet një partner i përgjegjshëm. Në duhet ta bëjmë këtë për veten tonë. Nuk duhet të shqetësohemi se çfarë thonë partnerët ndërkombëtar. Është një marrëveshje ndërmjet dy popujve më të mëdhenj në Ballkan. Jam gati të rrezikojë karrierën time, dhe më shumë se aq , vetëm që të provojmë të arrijmë një marrëveshje . Por duhet të jetë një marrëveshje, që të dy palët do të jemi të kënaqur. Do të jetë një marrëveshje win/win” ka thënë Vuçiq.

Ai ka folur edhe për taksën, duke thënë se si pasojë e atij vendimi, Serbia është duke humbur miliona euro, por për dallim nga Kosova nuk është duke ndërmarr ndonjë masë që do të dëmtontë shqiptarët.

“Ne nuk po vendosim kushte, kemi përmbushur të gjitha kushtet e Brukselit. Po humbim miliona euro nga taksa e vendosur. Ne nuk dëshirojmë që të dëmtojmë Kosovën. Sepse jemi të përkushtuar Jam i gatshëm që të vazhdojmë dialogun, Thaçi e di këtë. Asnjëherë unë nuk e kam thënë asnjë fjalë të keqe për shqiptarët”, ka thënë Vuçiq, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë në mes të këtij debati ka ndërhyrë edhe Wolfgang Ichinger i cili ka thënë se është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje, dhe sipas tij një gjë e tillë nuk është e pamundur.

“Nuk është e pamundur të zgjidhet ai konflikt. Por fundamentale është që mund të bëhet”, ka thënë Ichinger,.

Edhe Johanes Hahn ka folur pas këtij debati, duke thënë se nuk  mendon se cështja ndërmjet Kosovë dhe Serbisë është më e komplikuar se sa ajo ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë për emrin.

Sipas Hahn, në momentin kur të dy palët vendosin masa bllokuese ndërmjet njëra-tjetrës, jo vetëm që e bllokojnë shtetet e tyre, por e bllokojnë të gjithë rajonin.

Hahn është pajtuar me Vuçiqin që marrëveshja finale ndërmjet dy shteteve duhet të jetë një marrëveshje ku fitojnë të dyja palët.

Ai thotë se tani është momenti për të arritur marrëveshjen finale, dhe ky moment nuk duhet të humbet.

“Nuk jam i sigurt nëse është e sigurt që çështja e Maqedonisë është me e komplikuar se çështja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky dialog është çështja më e rëndësishme e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kur këta e bllokojnë njëri –tjetrin, këta e bllokojnë të gjithë regjionin. Palët duhet të punojnë për arritjen e marrëveshjes. Nëse humbim, kohë, ne humbim momentin. Unë iu them që të gjeni një marrëveshje , që do të jetë pjesë e marrëveshjes, ku të dy palët do të fitojnë. Kjo është një gjë që të gjithë ta kuptojnë”, ka thënë Hahn, raporton Gazeta Express.

Më pas Thaçi i ka kujtuar Vuçiqit se të gjithë e dinë se kush ishte agresori gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe se historia nuk mund të rishkruhet.

Sa i përket Asociacionit, Thaçi thotë se ai duhet të jetë vetëm në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Presidenti i Kosovës thotë se njohja që pavarësisë së Kosovës nga Serbia nuk është një dhuratë, por diçka që do të burojë si pasojë e marrëveshjes finale.

“Vuçiq tha që do të mbrojë serbët. Është e lehtë të krijosh drama, dhe ta luash viktimën. Ne nuk mund ta rishkruajmë historinë, të gjithë e dinë historinë dhe atë çfarë ndodhi në vitin 1999 dhe spastrimin etnik që ka ndodhur.

Sa i përket asociacionit të komunave ne jemi pajtuar që ai të themelohet në përputhje më Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Vuçiq duhet ta kuptojë që Kosova është shtet i pavarur i njohur nga 116 vende të botës. Unë dhe Vucic kemi dallime ndërmjet, megjithatë po përpiqemi për të gjetur një marrëveshje. Njohja e Kosovës nga Serbia nuk do të jetë një dhuratë, por do të jetë një kompromis ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. I ftoj të gjitha shtetet, që të jenë sa më unike në mbështetjen e dialogut. SHBA-të janë shumë të qarta sa i përket kësaj çështje. E di që ka shumë skepticizëm. Por nuk kam parë ndonjë ide tjetër, se si duhet të dalim nga kjo situatë. Derisa nuk e zgjidhim këtë situatë, mundësia për të ndërhyrë e shteteve të tjera në këtë çështje është shumë më e madhe”, ka thënë Thaçi./GazetaExpress/