Përballja me krizën ekonomike / Ja çka u diskutua në mbledhjen e Këshillit Ekonomik

Këshilli Ekonomik, i cili punon në nismë të kryetarit të Qeverisë Oliver Spasovski, sot e mbajti takimin e dytë në të cilin ishte shqyrtuar pakoja e masave shtesë të cilën e propozon Qeveria për përballje me pasojat për ekonominë dhe sektorin financiar nga bllokimi i sektorit real që e ka shkaktuar koronavirusi, kumtuan nga pres shërbimi qeveritar.

Marketing

Në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane dhe për koordinim të ndihmës ndërkombëtare, Bujar Osmani, ministrja e Financave, Nina Angellovska, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, zëvendësministrja teknike e Financave, Gordana Dimitrievska Koçovska, si dhe guvernatorja e përgjithshme e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Anita Angellovska-Bezhoska.

“Anëtarët e Këshillit Ekonomik, me përfaqësues të sektorit ekonomik dhe financiar nga koronavirusi, ku marrin pjesë përfaqësues të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut (ASHAM), përfaqësues të komuniteteve universitare, të komunitetit afarist, si dhe përfaqësues të odave ekonomike dhe të opozitës, në takim i kanë dhënë mendimet e tyre dhe ofruan tregues shtesë, udhëzimet dhe rekomandimet, si dhe propozime të reja që të krijohet pako efikase që të parandalohet ndikimi dramatik dhe dëmet në sektorin ekonomik dhe financiar, si dhe mbi standardin e qytetarëve”, informuan nga pres shërbimi qeveritar.

Spasovski në fund të takimit shprehu falënderim për indikacionet, rekomandimet dhe propozimet e reja, duke theksuar se Qeveria mbetet e hapur edhe për indikacione shtesë deri në mbylljen e pakos të masave ekonomike të cilat do të miratohen në njërën nga seancat e para të seancave të ardhshme.

Marketing