Përbërja e komisioneve në seancë plenare

Kuvendi sot duhet ta mbajë seancën në rend dite të së cilës do të jetë zgjedhja e përbërjes së trupave të punës në Kuvend. Seancën të premten e paralajmëroi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ndërsa tashmë është paralajmëruar edhe në ueb faqen kuvendore. Përbërja e trupave të punës kaloi edhe në seancë të Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, në të cilën ishte potencuar se është arritur konsensus midis grupeve të deputetëve në Kuvend.

Marketing

Në rend dite të kësaj seance është edhe verifikimi i mandatit të deputetit në vendin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska. Sipas Xhaferit, në këtë seancë nuk ka mundësi për pika tjera në rend dite sepse materialet paraprakisht duhet të kalojnë në komisionet e caktuara përkatëse.

Propozim-vendimi për zgjedhje të kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në komisionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të premten ishte miratuar në Komisionin kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Marketing