Përbërja e re parlamentare, Nuhiu: Qeveria stabile kërkon zbutjen e retorikës

Bazuar në rezultatet e dala nga zgjedhjet e 15 korrikut, Profesori universitar Qani Nuhiu, vlerson se kalkulimet dhe kombinatorikat  për formimin e qeveris së re janë të shumta, por është e domosdoshme zbutja e retorikës per formimin e një qeverie stabile.  Sipas ulseve të fituara në Kuvend, është I domossdoshëm një kompromis nga të gjitha palët që vendi ti cojë përpara të gjitha proceset.
“Besoj se do ti zbusin qëndrimet të gjith sepse zgjidhje tjetër nuk ka. Ose të shkohet në zgjedhje ose të formohet qeveri e koalicionit të madh e cila përsëri nuk I përjashton zgjedhjet në një të ardhme të afërt. Por duhet pasur parasysh edhe faktorin ndërkombëtar që në vendet e Ballkanit gjithnjë do të jetë I pranishëm edhe ndikimi i tyre nuk mund të evitohet”, u shpreh profesori univerzitar Qani Nuhiu.
Marë parasysh qëndrimet dhe prioritetet e partive politike shqiptare gjatë fushatës zgjedhore, profesori Nuhiu vlerëson se është i vështirë  unifikimi i faktorit politik reth një ideje, tani për futjen në qeveri.
“Mundësit jo fort të mëdha për unifikimin e faktorit politik shqiptar për arsye se edhe gjatë fushatës kanë qenë të ndarë , pra edhe në prioritetet politike edhe në kërkesat e tyre. Pra përderi sa për BDI-në kryesore ka qenë Kryëministri shqiptar në Maqedoni, për bllokun tjetër politik shqiptar, kanë qenë ndryshimet kushtetuese për përkufizimin e gjuhës shqipe dhe për avansimin e vendimarrjes konsensuale në Maqedonin e Veriut. Unë nuk jam fort optimist sa ata tani mund të unifikohen reth një ideje tani për futjen në qeveri”, theksoi Nuhiu.
Tani për tani kombinatorikat dhe mundësitë për një formim të shpejtë të koalicionit të ri pa humbur shumë kohë mbetet vetëm në nivel opinionesh. Thuhet se negociatat për formimin e qeverisë së re do të jenë të gjata, dhe të vështira.
Zyrtarisht negociatat mes palëve pritet të fillojnë pas 2 gushtit, deri atëherë mbetet vetëm konstituimi I parlamentit me date 4 gusht , ku pala shqiptare për here të parë në histori  në Kuvend do ti ketë 32 mandate deputetësh  nga numri I përgjithshëm  prej 120 deputetëve.
Marketing