Përderisa Mane luante kundër Bayernit, hajdutët vodhën në shtëpinë e tij

Policia e ka konfirmuar se disa hajdutë kishin vjedhur në shtëpinë e sulmuesit të Liverpoolit, Sadio Mane, gjatë kohës sa ky i fundit kishte qenë duke luajtur në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Bayern Munichut.

Marketing

Pasi që askush nuk kishte qenë në shtëpinë e senegalezit në atë kohë, hajdutët kishin vjedhur orë dore, telefona dhe disa çelësa të veturave luksoze, transmeton Gazeta Express.
Incidenti ndodhi në shtëpinë e Manes në Allerton, në jug të Liverpoolit. Tani policia dhe prokuroria i kanë filluar hetimet.

“Përderisa banorët nuk kishin qenë të pranishëm në shtëpi, në kohën e incidentin, nuk ka asnjë dyshim se kjo ngjarje do t’i lë ata paksa të traumatizuar. U kërkoj personave që e kryen këtë krim t’i kthejnë gjërat e vjedhura te pronari, në ndonjë mënyrë”, ka thënë prokurori i rastit, Phil Mahon.

“Ne e dimë se orët e dorës, veçanërisht, kanë vlerë të madhe dhe gjithashtu bëj thirrje që askush të mos pranojë të blejë këto produkte në tregun e zi dhe ta lajmërojnë policinë sapo të hasin në këto gjëra”.

Kjo nuk është hera e parë që shtëpia e Manes kishte qenë destinacioni i hajdutëve. Në nëntor të vitit 2017, hajdutët kishin hyrë në shtëpi të tij, përderisa ai kishte qenë duke luajtur në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Mariborit.

Marketing