Një banor nga një fshat i Koçanit, e ka përdhunuar një vajzë 14 vjeçare.

Rastin në polici e ka paraqitur babai i vajzës dje rreth orës 14. Sipas policisë, përdhunimin e ka kryer një djalosh 22 vjeçar nga një fshat në afërsi të Koçanit.

Vajza është dërguar në spitalin e Koçanit, ndërsa pas kryerjes së kontrollit është vërtetuar se ka qenë e përdhunuar.

Policia po punon për zbardhjen e rastit.