Përdhunoi 276 fëmijë në një vit, pedofili dënohet me burgim të përjetshëm

Një pedofil kolumbian që keqtrajtoi qindra fëmijë në një vit dhe shiti pamjet e abuzimit në internet, është burgosur për jetë.

Marketing

Juan Carlos Sanchez Latorre u quajt ‘Big Bad Wolf’ sepse ishte pseudonimi që ai përdorte në internet për të ndarë imazhe dhe video të abuzimeve.

37-vjeçari ishte në arrati për pesë vjet derisa u arrestua në Venezuelë me një kartë identiteti të rreme një vit më parë.

Sanchez Latorre u ekstradua në Kolumbi për t’u përballur me gjyqin, ku u deklarua fajtor për abuzimin seksual të 276 djemve dhe vajzave, të gjithë 14 vjeç ose më pak.

‘Periudha e abuzimit u zhvillua gjatë 12 muajve midis 2007 dhe 2008’, thanë prokurorët kolumbianë.

Prokurorët gjithashtu thanë se ai iu afrua viktimave të tij në internet dhe i takoi në qendrat tregtare, duke iu ofruar para dhe ëmbëlsira në këmbim të seksit, përpara se t’i abuzonte në shtëpinë e tij.

Sanchez Latorre përdhunoi viktimat e tij, pastaj i fotografoi dhe regjistroi për të shitur fotot online jashtë Kolumbisë.

Marketing