Përdori shqipen në fjalimin në PE, VMRO-DPMNE me kallëzim penal ndaj Xhaferit

Teksa akuzon qeverinë se shiti gjuhën e tyre, VMRO-DPMNE nuk ka asnjë problem të kundërshtojë gjuhën e dytë zyrtare në shtet, sidomos kur e njëjta përdoret nga kryeparlamentari në evente të rëndësishme ndërkombëtare. VMRO-DPMNE do të dorëzojë kallëzim penal kundër kryparlamentarit, Talat Xhaferi, për “shkelje me vetëdije të Kushtetutës dhe Ligjeve”. Sipas VMRO-së, kryeparlamentari nuk duhet të kishte guxuar të flasë shqip para Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian dy ditë më parë. Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Gordan Siljanovska Davkova, thotë se vërtetë sipas paragrafit 2 të amendamentit të 5 kushtetues, gjuha që flitet nga së paku 20% të qytetarëve gjithashtu është gjuhë zyrtare, por askund nuk shkruan se mund të përdoret në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Marketing

“Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka promovuar federalizmin gjuhësor në planin ndërkombëtar. Ai është prononcuar në gjuhën shqipe. Do të doja të çoj çështjen në zgjidhje kushtetuese, respektivisht të amendamentit 5 të Kushtetutës, Neni 1, ku qartazi thuhet se në gjithë territorin e RM-së dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.” – tha deputetja Davkova, e cila i bëri thirrje kryetares së Gjykatës Kushtetuese të veprojë.