Maqedonia është një ndër shtetet liderë të Europës, popullata e së cilës përdor antibiotikë. Ky përdorim pa kriter bën që shumica e njerëzve të jenë rezistentë ndaj antibiotikëve që si pasojë vijnë komplikimet dhe mund të përfundojnë në fatalitet në disa raste.

Në javën ndërkombëtare të shfrytëzimin racional të antibiotikëve, nga Instituti i Shëndetit Publik apelojnë të përforcohet roli i mjekëve amë dhe farmacistëve.

“Ta përforcojmë rolin e mjekut amë dhe të kolegëve farmacistë. Njëra të nënshkruajë barna në mënyrë racionale, pala tjetër distributive duhet ta pengojë dhënien e antibiotikëve pa recetë”,- tha Golubinka Boshevska nga Reparti i Mikrobiologjisë.

“Në Maqedoni përmes barnatoreve janë realizuar apo shfrytëzuar 1, 8 milion receta për antibiotikë. Këtu përfshihen antibiotikët e shfrytëzuara nëpër spitale, veterinari dhe në mjekime shtëpiake”,- u shpreh Kristina Hristova nga Fondi i Shëndetësisë.

Sipas statistikave evropiane, më shumë njerëz vdesin prej rezistimit ndaj barnave sesa nga aksidentet, thonë farmacistët.

“Statistikat tregojnë se 33 mijë njerëz vdesin në pamundësi për t’u shëruar nga infektimet nga bakteriet rezistuese, që është numër më i madh se nga ata që vdesin nga aksidentet”,- theksoi farmacisti, Nikolla Panovski.

Sipas të dhënave mikrobiologjike, 60% të infektimeve tek njerëzit kanë bazë nga kafshët thonë, andaj sugjerojnë kujdes më të madh higjienik tek qytetarët.