Përdorimi i mjeteve piroteknike, MPB: Kujdes, dënime të larta, rrezikoni edhe jetën

Qytetarët të përmbahen nga përdorimi i mjeteve piroteknike dhe prishjen e rendit dhe qetësisë publike.
Në prag të natës së Vitit të Ri, Ministria e Punëve të Brendshme apelon tek të gjithë qytetarët maksimalisht të përmbahen nga përdorimi i mjeteve piroteknike, si dhe shkelje të tjera në rendin dhe qetësinë publike.

Marketing

“Përdorimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike është i dënueshëm në përputhje me Ligjin për shkelje kundër rendit dhe qetësisë publike, Ligjit për mbrojte nga materiale shpërthyese dhe Kodit Penal. Përdorimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike me të cilat prishet rendi, qetësia publike dhe siguria e qytetarëve, dënohet me gjobë prej 200 deri 500 euro”,- përkujtojnë nga MPB-ja.

Apelojnë gjithashtu edhe që pjesëmarrësit në trafikun rrugor të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rregullat, të posedojnë pajisje dimërore dhe të mos drejtojnë makinat e tyre në gjendje të alkoolizuar dhe qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe të bashkëpunojnë me policinë.
Të gjitha prishjet e rendit dhe qetësisë publike mund t’i paraqesin në stacionin policor apo nëpërmjet numrit të telefonit falas 192.

Marketing