Perez flet për rikthimin e Ronaldos në Real Madrid dhe rinovimin e Modricit e Ramosit

13:43 | 22 Prill 2021

Marketing

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka konfirmuar në intervistën e tij të fundit se Luka Modric ka rinovuar kontratën me Real Madrid.

Florentino Perez ka zhvilluar një intervistë për mediumin spanjoll El Larguero ku edhe ka njoftuar për zgjatjen e kontratës nga ana e Luka Modric, transmeton lajmi.net.

“Modric ka rinovuar kontratën e tij, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur akoma nga Sergio Ramos”, ka thënë presidenti.

Tutje ai ka shpjeguar situatën me kapitenin e skuadrës, Ramosin: “Ne ende nuk kemi arritur një marrëveshje me Ramos. Unë e dua atë si djalin tim dhe kam bërë gjithë gjërat e nevojshme. Topi është në fushën e tij, ai duhet të veprojë”.

Në këtë intervistë, Perez ka konfirmuar se rikthimi i Ronaldos në Real Madrid nuk do të ndodhë pasi ai ka kontratë me Juventusin./Lajmi.net/

Marketing