Përfaqësim i denjë i shkollës “Marija Kiri Skllodovska”

Të premten u mbajtën Garat e diturisë për lëndët e kimisë dhe teknologjisë ku pjesëmarës ishte edhe shkolla jonë.

Marketing

Pas suksesit të cilën e patëm në Garat Regjionale, nxënësit e shkollës tonë na bënë krenarë edhe në Garat Republikane të cilat u mbajtën në Prilep, të organizuar nga Shoqata “Dijagram” e mbështetur nga Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Nxënësit e shkollës tonë garuan në katër disciplina edhe atë:
Disciplina e parë: Përgaditja e produktit final
Disciplina e dytë: Test nga lënda e kimisë
Disciplina e tretë: Eksperiment në lëndën e kimisë
Disciplina e katërt: Prezentim të punimeve

Nxënësja Exhenur Ajvazi në garat Republikane fitoi vendin e dytë, kurse nxënësja Suela Memeti fitoi Mirënjohje për pjesëmarje.
Vlenë të theksohet se nxënësja Almira Ziberi fitoi vendin e parë në garat Regjionale.

Si shkollë “Marija Kiri Skllodovska” fitoi vendin e tretë në Gara Republikane.

Falenderim të veçant për profesorët e kimisë Ejup Sadiki-n dhe Blerta Bekaj të cilët i pregaditën nxënësit për këto gara.

Marketing