Përfaqësues ndërkombëtarë do të njoftohen me vendosjen e korridorit të gjelbër në VK Tabanoc

Në vendkalimin kufitar Tabanoc, sot do të prezantohet parimi i funksionimit të korridoreve të gjelbërta, të vendosura me iniciativë të Drejtorisë doganore në situata emergjente për transportin e produkteve ushqimore dhe pajisjeve mjekësore para përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare.

Marketing

Përpara përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare do të prezantohet “One Stop Shop” (kontroll me vetën një të ndalur), të cilat do të aplikohen me Republikën e Serbisë nga 26 gushti i vitit 2019.

Prezantimi është organizuar nga Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë të Veriut, e cila këtë vit kryeson me nënkomitetin për doganat dhe origjinën në korniza të CEFTA-s, dhe në kuadër të aktiviteteve të Nënkomitetit.

Në vendkalimin kufitar Tabanovcë do të jenë të pranishëm përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare – Emir Gjikiq – drejtor i Sekretariatit CEFTA, Matej Zakonjshek – drejtor i Komunitetit të Transportit të BE dhe Majlinda Bregu – sekretare e Përgjithshme e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim.

Marketing