Përfaqësues të Ambasadave të Britanisë së Madhe për vizitë në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës

“Drejtori i AZGJ-së Ylber Sela priti një delegacion të udhëhequr nga Samar Havilla – këshilltar politik i Ambasadës Britanike në Tel Aviv, Xhillian Smith – sekretar i dytë i politikës dhe Krenar Abazi – oficer politik dhe projektesh në Shkup, nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup.

Marketing

Në takim drejtori Sela informoi bashkëbiseduesit e tij për punën e tanishme dhe funksionimin e AZGJ-së, sfidat dhe problemet me të cilat përballet në drejtim të arritjes së përgjegjësive juridike dhe funksionimit operacional, procesit të vazhdueshëm të ekipimit, si dhe mundësive dhe mënyrave për bashkëpunim dhe mbështetje nga Britania e Madhe në projekte dhe programe me interes të ndërsjellë.

Përfaqësuesja e Ambasadës Britanike në Tel Aviv, Samar Havilla, tha se është nder të kenë një mundësi të drejtpërdrejtë për t’u njohur nga afër me funksionimin dhe kushtet në të cilat AZGJ-ja funksionon dhe theksoi rëndësinë që AZGJ-ja ka në kontekstin e forcimit dhe promovimit të shumë gjuhësisë e konceptit shumetnik të shoqërisë civile në vend dhe ndau përvojat e saj për përdorimin e gjuhëve në Izrael.

Përfaqësuesja e Ambasadës Britanike në Shkup Xhilijan Smith shprehu gatishmërinë e Ambasadës për të bashkëpunuar me drejtorin Sela për të përmbushur misionin dhe qëllimet e programit të AZGJ-së dhe seriozisht do të analizohet mundësia e ofrimit të mbështetjes për AZGJ-në në fushat e vlerësuara si prioritare.

Drejtori Sela u shprehu mirënjohje të ftuarve për vizitën e AZGJ-së dhe theksoi gatishmërinë e tij për të vazhduar dialogun dhe për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës