Qëllimi ynë është që të dëgjojmë dhe t’i kuptojmë brengat tuaja lidhur me procesin e BE-së. Duam t’i ndajmë përfitimet nga ajo që të jetë vend-anëtar, që të jetë pjesë e barabartë e familjes më të gjerë, ndërsa me këtë gjuha e Bllazhe Konevskit, Mateja Matevskit dhe Lidija Dimovskës, të bëhet gjuhë zyrtare në Bashkimin Evropian përkthyer si asnjëherë më parë. Të jemi dëshmitarë të interesit më të fuqishëm të kulturës, gjuhës dhe identitetit tuaj, që rezulton me vetëbesim të përforcuar si komb.

Këtë sot e deklaroi euro-ambasadori në Maqedoni Samuel Zhbogar, në fillim të fushatës për serinë e dialogjeve me qytetarëve “Paramendoni të ardhmen së bashku!”, që në disa javët e fundit do të realizohet në më shumë qytete në vend.
“Kur ka stuhi në det ose liqen, është gjë e mençur që ta lëshoni spirancën e anijes tuaj në port. Sot bota jonë ballafaqohet me kohëra të sfidave, derisa familja e BE-së është porti juaj”, porositi Zhbogar.

Ai theksoi se vendimi i qytetarëve në referendumin vijues do të ndikojë mbi ardhmërinë e vendit, si dhe në marrëdhëniet e Unionit me Maqedoninë.

“Për këtë arsye në fushatën tonë nuk do të flasim për marrëveshjen, kjo është diçka që duhet ta vendosin vetë qytetarët, por në të njëjtën kohë duam t’u prezantojmë qytetarëve se çka është BE-ja, se si marrëdhënia jonë do të zhvillohet në të ardhmen, se sa duam ta shohim fillimin e negociatave dhe partneriteti ynë të zhvillohet përpara dhe gjithë këtë t’ua prezantojmë qytetarëve”, tha Zhbogar.
Në pyetjen e gazetarëve se nëse administrata e Maqedonisë ka kapacitete t’i zhvillojë negociatat me BE-në, Zhbogar tha se në vend ka shumë talente dhe se kapaciteti nuk është i kufizuar vetëm tek Qeveria.

“Ka kapacitet edhe tek opozita, për këtë arsye besojmë se është e rëndësishme që të jetë punë e përbashkët, të gjithë në vend të bashkohen në këto negociata”, vlerësoi Zhbogar.
Përmes fushatës “Paramendoni ardhmërinë së bashku!”, Zhbogar me ekipin e tij gjatë javëve të ardhshme do të vizitojnë disa komuna nëpër vend me ç’rast, tha, qytetarëve të Maqedonisë do t’ua afrojnë vlerat evropiane dhe do të dëgjojnë drejtpërdrejt nga ata se cilët janë brengat e tyre, çka dëshirojnë që të përmirësohet në komunën e tyre, çka konsiderojnë se BE-ja mund të bëjë më mirë për ta.