Përfaqsueset e festivalit ,,bilbilat e korabit , rona fida dhe venisa dumani fituan dy çmime në festivalin ,,mollëkuqet,, në Gjilan

Edhe një suskses i madh i pjesmarrësve të Festivalit dibran ,, Bilbilat e Korabit ,,në festivalet mbarkombëtare . Rona Fida dhe Venesa Dumani fituan dy çmime në festivalin e këngëve për fëmijë ” Mollëkuqet 2o18″, që u mbajt në qytetin e Gjilan-Kosovë.

Marketing

Respektivisht më 22 Shtator 2018 në Gjilan, në kompleksin e Vali Ranch u mbajt Festivali mbarëkombëtarë “Mollëkuqet” 2018ku morrën morrën pjesë fëmijë nga të gjitha trojet Shqiptare,nga Kosova, Shqipëria , Maqedonia, Mali zi dhe Lugina e Preshevës.

Edhe këtë vit interpretueset e Festivalit të këngës për fëmijë “BILBILAT E KORABIT” nga qyteti i Dibrës, RONA FIDA me këngën ,,Fëmijët janë pëllumba,,, dhe VENISA DUMANI me këngën ,, Nuk jam më e vogël,,u prezentua denjësisht, ku vokali dhe interpretimi i tyre i mrekullueshëm u përshëndet përmes duartrokitjeve frenetike nga ana a e audiencë të pranishëm në Vali Ranç, në qytetin e Gjilanit.

Gjithashtu, Rona Fida dhe Venisa Dumani morrën vlerësimet e duhura nga Juria profesionale e festivalit, ku kënga e prezentuar nga Rona Fida dhe e kompozuar nga kompozitori dibran Zinçe Mimidinoski,mori çmimin “Kompozimi më i mirë”, ndërsa kënga e prezantuar nga Venisa Dumani, po ashtu e kompozuar nga Zinçe Mimidinoski , mori çmimin “Selman Vokshi”.

Duhet theksuar se kjo nuk është hera e parë që këngëtarë dibran marrin pjesë dhe me sukses prezentojnë Dibrën në festivalin “Mollekuqet” ne Gjilan,pasi në vitin 2016 gjithashtu sukses të madh pati JOZEFINA JANI me këngën: ,,Dua te kendoj,, , ndërsa në vitin 2017 ERA KOXHA me këngën: ,,Artin zgjodha profesion,,.

Festivali dibran për fëmijë ,, Bilbilat e Korabit ,, merr pjesë edhe në festivale të tjera mbarkombëtare dhe aktualisht është duke u përgaditur për edicionin e rradhës.

Marketing