????????????????????????????????????

Ministri për mjedis jetësor dhe ujëra në Republikën e Bullgarisë, Emil Dimitrov, gjatë vizitës së tij në Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, shprehu gatishmëri për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë së Veriut në aspekt të kontrollit gjatë lëvizjes ndërkufitare të mbetjeve dhe siguroi se Republika e Bullgarisë nga ana e saj do të përkushtohet për ndalimin e hyrjes së pakove të mbetjeve RDF të destinuara për në shtetin tonë.

Në takim me Ministrin Naser Nuredini dhe pjesë e përfaqësuesve të ministrisë, morri pjesë edhe Drejtori i Doganave të RMV-së, Gjoko Tanasoski. Takimi u fokusua në vendosjen dhe nisjen e punës së komisionit të përbashkët për bashkëpunim për disa çështje në interes të mbrojtjes së mjedisit jetësor. Si prioritet u vendosën çështjet aktuale në lidhje me kontrollin ndërkufitar të mbetjeve.

Ministri Dimitrov theksoi se ngjarjet e fundit dhe gjetjet e dyshimta në lidhje me lëvizjet ndërkombëtare të pakove të mbetjeve në Bullgari, janë ngjarje të cilat paraqesin aktivitet joligjor të individëve të caktuar dhe nuk e vënë në pikëpyetje bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

Palët u dakorduan t’a thellojnë bashkëpunimin në drejtim të përforcimit të sistemit për kontroll në pikat kufitare si dhe komunikim të mirë mes doganave dhe institucioneve përgjegjëse.

Përpos kësaj, Ministri Dimitrov e shprehu gatishmërinë e plotë dhe angazhimin e kolegëve bullgar për shkëmbim të përvojave të tyre në periudhën para-aderuese të Bullgarisë drejtë BE-së.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????