Përforcim të kapaciteteve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, krijim të administratës cilësore dhe bashkëpunim midis institucioneve, që përfundimisht do të thotë shërbime me kohë dhe cilësore për bujqit dhe për të gjithë qytetarët ka për qëllim projekti “Analizë funksionale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian, i cili zyrtarisht filloi sot.

Projekti ishte promovuar në takimin e punës në të cilin mori pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Nikolla Bertolini, drejtori për Maqedoni dhe Kosovë të Bankës Botërore Marko Mantovaneli, si dhe përfaqësuesi i Bankës Botërore për Bujqësi, Silvia Mauri.
Në takimin e punës janë prezantuar të gjitha aktivitetet rreth projektit, mënyra si do të zbatohet dhe cilat cilat do të jenë përfitimet përfundimtare.

“Republikës së Maqedonisë i paraprin një periudhë serioze e zhvillimt, periudhë në të cilën politikat tona si shtet janë drejtuar drejt përshpejtimit të procesit eurointegrues. Si Ministri, në mënyrë të vazhduar punojmë në përshtatjen e sektorit bujqësor drejt standardeve evropiane. Zbatimi i këtij projekti do të kontribuojë për përforcimin e kapaciteteve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, do të krijohet administratë cilësore dhe bashkëpunim midis institucioneve”, theksoi ministri Nikollovski.

Përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Nikolla Bartolini, potencoi se analiza funksionale është pikënisje që të analizohet nëse personat e punësuar profesionistë janë sistemuar në vende përkatëse. Në këtë rast Bartolini theksoi se zbatimi efikas i analizës është i rëndësishëm edhe për periudhën parainkuadruese të vendit në Bashkimin Evropian.
Drejtori për Maqedoni dhe Kosovë të Bankës Botërore Marko Mantovaneli, potencoi se bujqësia është sektor i rëndësishëm për vendin tonë edhe nga aspekti i punësimit edhe nga aspekti i pjesëmarrjes në prodhimin bruto vendor dhe ka mundësi të jetë shtytës i vërtetë për rritjen ekonomike. Për këtë shkak, siç theksoi Mantovaneli, së bashku me BE-në do të japin rekomandime si MBPEU t’i bëjë më efikase politikat dhe shërbimet e veta, për bujqësinë si shtytës të jetë më efikas.

Angazhimi i Komisionit Evropian për inkuadrim në BE deri në vitin 2025, siç theksojnë nga MBPEU, do të thotë se me funksionalitetin dhe proceset e punës të MBPEU duhet të rishikohen dhe të përmirësohen në mënyrë efikase. Bashkimi Evropian për këtë destinim ka ndarë 500.000 euro, ndërsa analiza funksionale parashikohet të përfundojë deri në korrik të vitit 2019. Qëllimi i saj është që t’i definojë treguesit kyçë të cilët ndikojnë në avancim apo e ulin efikasitetin dhe efikasitetin e bujqësisë dhe sektorit rural. Projekti përfshin analizë të MBPEU, gjegjësisht tre aktivitete strukturore: formulim dhe menaxhim me politikat dhe strategjitë, efikasitet energjetik dhe menaxhim me resurse.