Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa, e cila momentalisht është një nga yjet më në zë në botë, së fundmi ka performuar në kuadër të festivalit së njohur Bonnaroo.

Ajo përmes llogarisë Instagram ka postuar disa fotografi nga kjo mbrëmje, ku si gjithmonë përveç që po shkëlqen me dukjen e saj, shihet edhe publiku i ‘elektrizuar’ nga perfomanca e saj.

Ndryshe Dua më 10 gusht do të performojë në Prishtinë, në kuadër të Festivalit Sunny Hill.

Artikulli paraprakEngjëllusha tregon si do të duket në klipin e ri me Shyhretën
Artikulli tjetërKëto janë temperaturat e motit për sot në Maqedoni