Dy banesa në Gjirokastër janë përfshirë nga flakët. Barakat i përkisnin Skënder Trimit dhe Gëzim Rizvanit nga komuniteti rom.

Nga zjarri raportohet se nuk ka njerëz të lënduar. Ka vetëm dëme materiale dhe 3 milionë lekë të djegura të cilat ndodheshin nën dyshekun e Skënder Trimit ku flinte me gruan.

Njëra nga pronaret e banesë thotë se nuk e di cili ka qenë shkaku i zjarrit dhe në momentin kur ka rënë zjarr nuk kishte njerëz në banesa.

“Ndonjë korrent, ndonjë masë, ndonjë gjë, nuk e di.

Në momentin që ka marrë zjarr mesa dimë ne nuk kishte njerëz brenda. Njëra nga banesat është e imja. Orenditë e shtëpisë kishim brenda,” thotë ajo.