Përfshihet nga zjarri një autobus privat në Shkup

Një autobus privat për transport publik sot në mëngjes është përfshirë nga zjarri, autobusi ka qenë i parkuar në parking tek stacioni hekurudhor.

Marketing

Zjarrin e kanë shuar 10 zjarrfikës me 2 automjete. Borçe Menkovski nga njësiti i zjarrfikësve ka njoftuar se autobusi është përfshi nga zjarri derisa ka qen i parkuar në stacion, dhe në të nuk ka pasur udhëtarë.

“Nuk ka persona të lënduar. Sipas të dhënave të para, arsyeja e zjarrit mund të ketë qenë problemi me instalimin elektrik të mjetit”, deklaroi Nenkovski

Marketing