Përfshirja e shkollave në iniciativën për vetërefleksion gjatë përdorimit të teknologjisë në procesin arsimor – përdorimi i pajisjes SELFIE

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në partneritet me Komisionin Evropian dhe
Fondacionin Evropian për Trajnim fillojnë procesin e përfshirjes së shkollave në teknologjinë
tonë në iniciativën për vetërefleksion gjatë shfrytëzimit të teknologjisë digjitale. SELFIE
zyrtarisht filloi të përdoret prej tetorit të vitit 2018 dhe tashmë aplikohet nga 35 shtete. Kjo
pajisje siguron informacione dhe mundësi si institucionet e arsimit t’u adaptohen
ndryshimeve digjitale.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut duke i
ndjekur zhvillimet evropiane pranoi që ta aplikojë këtë pajisje (SELFIE) e përpiluar nga
Qendra e Përbashkët e Hulumtimeve pranë Komisionit Evropian (Join Research Centre –
JRC: https://ec.europa.eu/jrc/en). Aplikimi i kësaj pajisjeje do të mundësojë orientimin e
shkollave në procesin e vetëreflektimit dhe zbatimit efikas të teknologjive digjitale në
mësimdhënie dhe vlerësimin e nxënësve. Në nivel të shkollave, shfrytëzohen pyetësorë
për zbulimin e qëndrimeve të liderëve të shkollave, mësimdhënësve dhe nxënësve në bazë
anonime dhe vullnetare. Hulumtohen gjashtë sfera: liderizmi, infrastruktura dhe pajisja,
zhvillimi i vazhdueshëm profesional, mësimdhënia, praktikat për vlerësim dhe kompetenca
digjitale e nxënësve. Rezultatet ndahen përmes raportit interaktiv pa letër. Në nivel
sistematik, SELFIE do të mundësojë pasqyrim të përgatitjes digjitale të sistemit shkollor në
Republikën e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet të dhënave anonime të agreguara.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka për qëllim të krijojë kushte ku shkollat do të jenë
pjesë e bashkësisë digjitale e jo vetëm vend ku dërgohet teknologjia e re. Në këtë fazë pilot
do të përfshihen 4 shkolla fillore dhe 8 të mesme që u përcaktuan në bazë të kritereve
paraprakisht të definuara. Pyetësorët SELFIE do të përkthehen në gjuhën maqedonase dhe
shqipe, dhe me këtë do të mundësohet plotësimi më i lehtë i tre grupeve të synuara: ekipi
udhëheqës, mësimdhënësit/profesorët dhe nxënësit. Po ashtu, në procedurë përkthimi është
edhe Doracaku i kësaj pajisjeje.
Trajnimin e ka krijuar Fondacioni Evropian i Trajnimit dhe Qendra e Përbashkët e
Hulumtimeve pranë Komisionit Evropian në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe
Shkencës. Aplikimi real i kësaj pajisjeje, respektivisht plotësimi i pyetësorëve nga ana e
ekipit të udhëheqësve, mësimdhënësve/profesorëve dhe nxënësve do të realizohet në
periudhë prej 10 ditëve në fund të muajit maj.

Marketing
Marketing