Përfundim dramatik në “Santiago Bernabeu”, Reali dhe PSG ndajnë pikët

Real Madrid ka barazuar me PSG-në me rezultat 2-2 në ndeshjen e rrethit të pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Marketing

Mbretërit ishin në avantazh të dyfishtë me golat e Karim Benzemas (17′ dhe 79′).

Por PSG arriti të barazoj rezultatin në 10 minutat e fundit të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Fillimisht shënoi Mbappe (81′) e më pas Sarabia në minutën e 83-të të ndeshjes.

Pas këtij barazimi, edhe pse ka edhe një ndeshje për tu luajtur, PSG përfundon grupin në vendin e parë me 13 pikë, Reali në vendin e dytë me tetë pikë.
Club Brugge dhe Galatasaray do të “luftojnë” në javën e fundit për një vend në Europa League.

Marketing