Përfundimisht nënshkruhet protokoli anëtarësues i Maqedonisë në NATO

Në selinë e NATO-s në Bruksel sot nga ambasadorët e 29 vendeve anëtare të Aleancës Veri-Atlantike u nënshkrua Protokoli për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Në periudhën që vijon, do të ratifikohet në Parlamentet e të gjitha shteteve anëtare.

Marketing

“Ishte rrugë e vështirë, i stërmbushur me kompromise. Një kohë të gjatë ju presim të na bashkangjiteni. Merni pjesë në misionet e NATO-s dhe i përmbushët reformat e nevojshme për tu bërë anëtare e 30 e NATO-s. Pas nënshkrimit vijon procesi i ratifikimit dhe nuk kemi aspak dyshim se do të ratifikohet nga të gjitha vendet anëtare”, deklaroi sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Nga ana tjetër, ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov deklaroi se jemi të gatshëm të ndërmarim përgjegjësitë që na presin për anëtarësim të plotë në NATO.

“Maqedonia së shpejti do të jetë Maqedonia e Veriut, kjo është çështje ditësh. Dëshmuam se mund të zgjidhim problemet me të cilat përballemi. Kjo do të dërgojë një mesazh qetësues në rajon ku ende ka paqartësi. Ne jemi të gatshëm, ne jemi këtu, do të ndërmarim të gjitha përgjegjësitë që na presin për anëtarësim në NATO. Shpresoj për ratifikim efikas”, tha shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov.

Marketing