Përfundoi afati për paraqitjen e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët duan të kthehen në vend

Përfundoi afati në të cilin qytetarët e Maqedonisë së Veriut të bllokuar në hapësirat ndërkufitare ose në aeroporte kanë mundur të paraqiten në përfaqësitë më të afërta konsullore. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Transportit do të organizojnë fluturime humanitare dhe konvoje që të mund të kthen në vend.

Marketing

Sipas informacioneve zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të tillë janë rreth 2.300 qytetarë, më së shumti të bllokuar në vendet evropiane. Të gjithë që në mënyrë të tillë do të arrijnë në shtet do të vendosen në karantinë të obligueshëm prej 15 ditëve.

Qytetarët kanë mundur të paraqiten në e-mail adresat dhe telefonat e përfaqësive diplomatike-konsullore të RMV-së në vende ku gjenden ose në përfaqësinë më të afërt konsullore në vend fqinj ose në vendin e rajonit.

Sipas ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, paraqitja e qytetarëve ishte e rëndësishme që të ketë evidencë dhe të dhëna të sakta, që të mund të fillojë organizimi i konvojeve.

Ai të shtunën paralajmëroi edhe se këto ditë do të organizohet konvoj humanitar nga Mali i Zi ku ka rreth 70 qytetarë tanë. Edhe ata nëse vijnë në vend do të vendosen në karantinë të obligueshëm. Shpenzimet do të jenë në barë të shtetit.

Kontaktohen edhe të gjitha vendet nga zona e shengenit – nëse disa qytetarë për shkak të situatës aktuale me koronavirusin e kalojnë afatin për maksimum qëndrim prej 90 ditëve të mos mbajnë pasoja juridike.

Marketing