Përfundoi “Goditja vendimtare 21”, 1500 trupa në stërvitjen e NATO-s në Krivollak

Ushtarët e ShBA-ve, të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Greqisë dhe Bullgarisë, përfunduan me sukses stërvitjen ushtarake “Goditje vendimtare 21” në Krivollak. Në këtë stërvitje u prezantuan operacione të ndryshme ushtarake të këmbësorisë dhe aviacionit, që kanë të bëjnë me gatishmërinë e vendit tonë dhe vendeve të tjera anëtare të NATO-s për t’u përgjigjur me sukses në rast krize.

Marketing

“Kjo stërvitje ushtarake është esenciale për përgatitjen e gatishmërisë sonë ushtarake me qëllim që të gjithë bashkërisht të jemi të gatshëm për të dhënë përgjigje për krizën eventuale. Ky ushtrim është ushtrim i parë më i madh ushtarak ku në të marrin pjesë 1500 ushtarë.”,- tha drejtori i ushtrimit ushtarak, Blazhe Nikolovski.

“Përmes kësaj stërvitje ushtarake dhe stërvitjeve tjera në Europë, po mësojmë për popujt, pajisjet dhe sistemet tona që të mund të jemi të gatshëm të gjithë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin.”,- theksoi zëvendëskomandanti i armatave amerikane në Europë dhe Afrikë, Xhed Shaertell.

Për krerët e shtetit nuk ka dyshime se vendi është në rrugën e drejtë të stabilitetit dhe të prosperitetit më të madh dhe izolimi i përket së kaluarës.

“Sado që të jemi të kënaqur me përfundimin e një misioni ushtarak, nuk duhet të mendojmë se e kemi përfunduar punën tonë këtu. Është më së e nevojshme që të vazhdojmë me reformat dhe investimet në Armatë, modernizimin e saj si dhe me pjesëmarrje të plotë në misionet e ndryshme të NATO-s.”,- u shpreh presidenti, Stevo Pendarovski.

“Treguam organizim të shkëlqyer, kemi terren të mrekullueshëm ushtarak, kapacitete dhe ushtarë të trajnuar mirë, aftësi dhe disipline dhe përgjegjësi për këto ushtrime.”,- tha ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

“Me anëtarësimin tonë në NATO, nuk jemi më vetëm. RVM asnjëherë nuk do të jetë e vendosur në pikë pyetje ose të jetë e izoluar nga bota. Si pjesë e familjes më të fuqishme të NATO-së, si pjesë e mbrojtjes së domosdoshme e aleancës ushtarake më të fuqishme në botë, vendi ynë u bë faktor për stabilitet në Ballkan dhe “eksportues” i sigurisë në rajon.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.

Stërvitjen ushtarake e përcollën edhe drejtues të tjerë të lartë institucionalë si dhe mysafirë të shumtë nga rajoni dhe SHBA.

Marketing