Përfundoi Kongresi i dytë i RDK-së, ja kush u zgjodh kryetar

Vesel Memedi, nga ana e 600 delegatëve nga kongresi i dytë, është zgjedhur për kryetar të Rilindjes Demokratike Kombëtare.

Marketing

Në Kongresin e dytë, si mysafir morrën pjesë përfaqësues të lartë të partive politike dhe maqedonasve në vend, si dhe mysafir nga Maqedonia, Shqipëra, Kosova dhe Mali i Zi, përfaqësues të sektorit joqeveritar, ambasador dhe mediume.

Kongresin e përshëndetën përfaqësues të partive politike në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Mali i zi, si dhe përfaqësues të përfaqësive të ambasadave në Maqedoninë e Veriut, si dhe përfaqësues të tjerë të faktorit ndërkombëtar.

Delegatët e Kongresit të dytë të RDK-së, zgjodhën edhe 90 anëtar të Kuvendit Qëndror të cilët në mbledhjen e ardhëshme do të zgjedhin Kryesinë Qëndrore, Sekretarin gjeneral si dhe kryesinë e ngushtë. Delegatëtë njëkohësisht sollën vendime për propozim ndryshimet për Statutin dhe Programin e partisë.

Në vazhdim mund të lexoni fjalimin e plotë të kryetarit të RDK-së Vesel Memedi

Të nderuar delegatë të Kongresit të dytë të RDK-së,
Të respektuar mysafirë,
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Sot, në këtë ambient të mrekullueshëm, jemi tubuar në këtë forum të rëndësishëm partiak për të mbajtur Kongresin e dytë të Rilindjes Demokratike Kombëtare. Rruga nga Kongresi i parë dhe deri në Kongresin e dytë, ka qenë një rrugë e mundimëshme. Nëse ia hedhim një sy kritik pjesës së rrugës së kaluar, duke rikthyer edhe njëherë memorien tonë, do të vështrojm të gjitha peripecitë dhe pengesat që kaluam deri këtu ku jemi sot. Nuk ka dilemë se edhe pjesa tjetër e mbetur e rrugës tonë, do të jetë me plotë sfida dhe risi të reja, por ne do të vazhdojmë të ecim pa u ndalur dhe pa u lodhur në këtë rrugëtim tonin të shenjtë.

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë,
Pyetja e parë që sot ia bëjmë vetes, dhe që na e kanë bërë shumë nga miqt dhe armiqt tanë, është se a ia vlente që në këtë hapsirë politike, ku veprojnë disa parti politike të vjetra, nga të cilat dolën edhe disa parti të reja, të vazhdoj aktivitetin e saj politik Rilindja Demokratike Kombëtare. Këtë pyetje, ne në RDK, mendojmë se i jemi përgjigjur me veprimtari konkrete, që koha dëshmoi se ishim subjekti i duhur, dhe ndihma vendimtare në shtyerjen e proceseve drejt ndryshimeve të mëdha. Njohësit e çështjeve politike mund lirisht të dëshmojnë se ne ishim pengesa vendimtare në ndalimin e kahjes së fuqive të mobilizuara, për bllokimin e proceseve drejt ndryshimit. Për këtë arsye, e gjith kjo ishte shkaku që drejt RDK-së, kryetarit të kësaj partie, dhe aktivistëve të saj besnik, u derdh një lumë aq i madh akuzash, shpifjesh, sharrje, dhe kërcënimesh, saqë nuk mund të imagjinohet. Mirëpo përkundër gjith këtyre goditjeve, nën udhëheqjen tonë, ne vendosëm që RDK-në ta shndërojmë në një lëvizje, që do të jetë zëri i të vërtetës, dhe gurr i vogël që nuk lejon shembjen e kalasë së madhe kombëtare, të ndërtuar me shumë mund dhe gjak, gjatë gjith historisë së kaluar, dhe historisë së re, që veprojmë dhe punojmë për të mirën e kombit tonë.

Të gjith ne që i qëndruam me besnikëri vijës së të parëve tanë, platformës programore të Rilindjes Demokratike Kombëtare, që bazohet në parimet dhe synimet e veprimtarisë të Rilindasve shqiptarë, për liri, barazi, dhe drejtësi të plotë, për të gjithë qytetarët dhe kombet që jetojnë në këtë hapsirë, e kishim të qartë rrugën dhe qëllimin, prandaj nuk u luhatëm në asnjë moment nga kjo rrugë, me asnjë çmim. Rruga drejt interesit të vërtetë kombëtar, fetarë, dhe qytetarë, është rruga e drejtësisë, dijes, sakrificës dhe guximit, që në momentin e duhur të thuhet një po e kushtueshme, dhe një jo gjithashtu e kushtueshme, edhe me jetë, në disa raste. Na në RDK, e zgjodhëm pikërisht këtë rrugë, edhe pse ishim, dhe mbetemi të vetëdijshëm, se pak kush do të na kupton nga miqët, dhe shumë kush do të na lufton nga armiqët, sepse armiku i kombit, fesë, shtetit, është detektori më i mirë i pengesave reale për zhbërrjen e interesit madhor. Prandaj, nuk duhet habitur pse nga RDK ikin të korruptuarit, fajdexhinjtë, frikacakët dhe mashtruesit, që janë mësuar të bëjnë tregti në emër të Zotit apo kombit, intelektual që nuk mund të mbështeten tek dija e tyre, por kanë nevojë për mbështetje partiake, që shpresojnë të shpëtojnë nga burgjet, pikërisht nga ata që i futën në burg. RDK-në e mbështesin ata që nuk i kanë borxh askujt, por i përgjigjen obligimeve të veta ndaj asaj që është e shenjtë për ta.

Të nderuar bashkëmendimtarë,
Ajo që mësuam nga të parët tanë ishte dhe mbeti shumë frymëzuese për ne se, politikbërrja në të mirë të synimeve tona të shenjta, ka disa parime bazë. Sëpari, duhet patur respekt të madh ndaj asaj pune apo kontributi sado i vogël, që kishin dhënë gjeneratat e mëhershme në të mirë të kombit, fesë, dhe të shtetit. Së dyti, duhet patur respekt dhe konsideratë ndaj çdo konkurrence apo rruge të ndryshme të oponentëve politik, për të arritur qëllimin e njejtë madhor. Së treti, të pranosh bashkëqytetarët e tu, të çfarëdo etnie, feje, apo race, si qenie që i takojnë specieve njerëzore, si dhe në fund, kërkohet bashkëpunim dhe respekt me të gjith ata, që i mbajnë larg duart nga vëllavrasja, shpifja, kurthet, përçarjet, dhe konfilkti ndërvëllazëror. Nuk ka dilemë, se e gjith kjo mund të arrihet me marrëveshje dhe kompromise të matura, me të gjitha bashkqytetarët e këtij vendi, me të cilat e ndajmë fatin dhe hapsirën e përbashkët.

Të nderuar dhe respektuar delegat,
Duke marr parasyshë këto parime bazë, dhe amanetin e shenjtë të të parëve tanë, gjatë rrugëtimit tonë, ne në RDK, vepruam në të njëjtën vijë politike, duke respektuar pikërisht këto parime. Kemi bërë përpjekje që ta analizojmë veprimtarinë e të gjitha atyre para nesh, dhe të këtyre rreth nesh, me qëllim që të identifikojmë hapësirën se ku janë bërë më së shumti gabime, dhe çka është bërë nga të tjerët më së miri në interes të kombit, fesë dhe të shtetit. Gjatë periudhës së kaluar, nëmes Kongresit të parë dhe të dytë, ne në RDK kemi bërë një rezime të aktivitetit tonë politik, që do të shpalosi sot para jush dhe opinionit të gjërë. Për hirë që ta kursejmë opinionin e gjërë dhe delegatët e këtij Kongresi, nuk do ti përsërisim dhe nuk do të bëjmë një rënditje kronologjike të gjith atij aktiviteti dhe kontributi që ofruam si parti politike, deri në momentin e dorrëheqjes sonë të parevokueshme nga qeveria dhe dorëzimit të mandatit parlamentar, që rehatoi shumë individ dhe subjekte politike që e shihnin RDK-në si therrë në sy, por nxori në sipërfaqe edhe mosmirënjohjen e partnerëve të dikurshëm në qeveri, të cilët më lehtë e kishin të kthejnë borxhin disa subjekteve të dyshimta që siguronin më tepër vota, sesa ndaj një partneri të vogël qeveritar që sakrifikoi gjithçka për formimin e qeverisë dhe arritjen e ndryshimeve të mëdha për shtetin.

Pyetja e dytë që sot poashtu ia bëjmë vetes, është se a pati mundësi të evitoheshin goditjet dhe përçarja ne RDK? Ne, sot dëshmojmë se, të gjitha vendimet e marrura nga kryesia e RDK-së pas përçarjeve dhe turbulencave të shumta, ishin vetëm dhe vetëm në drejtim të mbrojtjes së interesit kombëtar dhe fetar, me aq sa mundeshim ti bëjmë ballë atij presioni të paparë. Ata që e kishin të mjegulluar këtë rrugë, u larguan nga kjo parti, nga kjo shtëpi e tyre, dhe shkuan të ndërtojnë shtëpitë e huja nga fillimi. Në veprimtarinë e RDK-së, që nga Kongresi i parë dhe deri në këtë Kongres të dytë, nëse na bëhet një skanim i thellë në detajet më të imta të të gjith këtij rrugëtimi, nuk do të mund të gjejnë as miqët dhe as armiqët, ndonjë veprim që dëmton interesin kombëtar dhe fetar, me vetëdije apo pa vetëdije, dhe nuk do të gjejnë asnjë element, pazar apo marrëveshje, që ka për qëllim përfitimin personal apo klanor.

Të nderuar delegat,
Në politikë, rruga më e lehtë dhe më fitimprurëse që të bën të ndjehesh i madh apo i fortë, është rruga e kompromiseve dhe pazareve me çdo kënd, që synon dëmtimin e asaj që është e shenjtë në periudhë kohore afatgjate, dhe ngritjen e vetes, familjes apo grupit, në një periudhë kohore afatshkurte. Përçarjet, sulmet, dhe tendenca e madhe për të na detyruar neve në RDK, që të shkrihemi në partitë e sapoformuara, vinin pikërisht nga ata të cilët dëshironin që në emër të bashkimit opozitar ta shuajnë zërin e të vërtetës, dhe të na bëjnë pjesë e një politike që ishte e përkrahur nga qarqe të dyshimta me mjete enorme materiale, dhe fushatë propaganduese e paimagjinueshme, që kishte për qëllim rrikthimin e proceseve mbrapsht, dhe shndërimin e politikës në një mbulesë të së kaluarës, të aktorëve kyç, që u gjetën në anën e kundërt të interesit kombëtar dhe fetar, që nga fillimi i tranzicionit në këtë shtet.

Në fillim të fjalimit tim, thash se jemi të vendosur që RDK-në ta shndërojmë në një lëvizje që do të jetë zëri i të vërtetës, dhe nuk mundemi të kalojmë pa i thënë disa të vërteta të dëshmuara, ku përgjegjësia bie mbi të gjitha partitë politike, kush më shumë e kush më pak, që popujve të Maqedonisë së Veriut iu kanë kushtuar me jetë. Njëra e vërtetë është se ne duhet që të përshëndesim kontributin, dhe jemi mirënjohës ndaj të gjith atyre subjekteve politike, maqedonase apo shqiptare, kombëtare apo ndërkombëtare, që dhanë maksimumin e tyre në të mirë të proceseve drejt stabilizimit, integrimit, dhe rrumbullakësimit të këtyre proceseve, në një drejtim të kënaqshëm për të gjith popujt e Maqedonisë së Veriut, sidomos individët e dalluar me njohuritë e veçanta reth proceseve intengruese, që patën guximin ta çajnë akullin dhe tju prinë masave edhe në momente kur keqëkuptoheshin nga shumica dërmuese e qytetarëve, sikurse ishte rasti i presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, e shumë të tjerë. E vërteta tjetër është se, vrasjet e shumëta, droga në qarkullim dhe viktimat e drogës, shuma të pakotrolluara të parave të pista, vjedhjet e mëdha, plaçkitjet e parave publike, stërmbushja e administratës publike me njerëz të paaftë, krijimi i klaneve familjare nëpër institucione të ndryshme të shtetit, burgosjet e shumëta mbi dëshmi të rrejshme, dhe lirimi nga burgu i të dëshmuarve me dosje kriminale, i ka rrënjët pikërisht tek partitë politike më të mëdha që vepruan dhe punuan gjatë gjith këtyre viteve të tranzicionit.

Të nderuar të pranishëm,
Në bazë të analizave tona, kemi një përshtypje se të bërit politik në Maqedoni, popujve të këtij vendi u solli më shumë fatkeqësi se sa fat. Kjo ka ndodhë ashtu përshkak të injorancës politike, dhe keqpërdorimit të politikës për arritje të qëllimeve krejtësisht të kundërta me ato qëllime të proklamuara. Në krahasim me gjeneratat e njëjtë politikanësh, që vepruan dhe punuan në pluralizem në të gjith ish republikat Jugosllave, dhe më vonë edhe në Republikën e Kosovës, politikanët slloven për krahasim, për shkurtë kohë arritën ti mobilizojnë masat e gjëra popullore, që tia trasojnë rrugën më të lehtë drejt NATO dhe BE-së. Ky ilustrim i Sllovenisë, dëshmon se kur subjektet politike kanë vullnetin dhe sinqeritetin e duhur për ta bërë shtetin ligjor, është e mundur dhe bëhet realitet, që rezultoi të ishte shteti i parë nga ish republikat Jugosllave që u pranua në NATO dhe Bashkimin Evropian, duke i plotësuar të gjitha kushtet pa kurfar kushtëzimesh. Nuk ka dilemë se veprimtaria e subjekteve politike në Slloveni, është pasqyra më e mirë për ta parë veten të gjitha subjektet politike që vepruan dhe punuan në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe të pranojnë publikisht se këto subjekte politike nuk e patën as vullnetin, as guximin, dhe as sinqeritetin për ta bërë Maqedoninë një shtet ligjorë, që kishte mundësinë dhe përkrahjen maksimale e faktorit ndërkombëtar, që të ishte shumë më herët pjesë e institucioneve euroatlantike.

Prandaj, ne si RDK, shfrytëzojm rastin që të përshëndesim dhe të apelojmë në të njëjtën kohë për të gjith veprimet historike, dhe ata që duhet të ndërmerren, nga aktorë të mbrendshëm dhe të jashtëm, që i ngjajnë, apo në momente edhe ia tejkalojnë edhe vet Sllovenisë. Përshëndesim dhe urojmë faktorin ndërkombëtarë dhe faktorin e mbrendshëm në Maqedoninë e Veriut që më në fund morri guximin dhe kurrajon të bën kompromisin historik për ndryshimin e emrit me marrëveshjen e Prespës, dhe marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, dhe prej atij momenti vendosi që nga themeli të vendos marrëdhënie të ngushta dhe të sinqerta, me të gjith fqinjët për hirë të interesit të një stabiliteti për të gjith Ballkanin dhe të botës. Poashtu, apelojmë faktorit ndërkombëtarë, të gjith faktorëve politik në Maqedoni dhe më gjërë, që në emër të shtetit, të bëjnë përpjekjet maksimale dhe të ndihmojnë në arritjen e marrëveshjes së shumëpritur nëmes Kosovës dhe Serbisë, që do të ishte vula e të gjitha marrëveshjeve në Ballkan.
Ne në RDK, asnjëherë nuk kemi dyshuar në sinqeritetin e faktorit ndërkombëtarë, sidomos të SHBA dhe Bashkimit Evropian, për të ndihmuar në tejkalimin e shumë konflikteve të mëdha në botë. Për këtë arsye, ne u jemi mirënjohës komunitetitit ndërkombëtarë, sidomos atij amerikan, për ndihmën që ia kanë dhënë botës në përgjithësi, dhe Ballkanit në veçanti, në arritjen e lirive kombëtare dhe fetare, që kanë qenë synime jetësore për shumë vende të botës.

Të respektuar delegat dhe mysafirë,
Faktori politik ndërkombëtarë, duke filluar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Maqedonisë së Veriut, popullit maqedonas, popullit shqiptar, dhe ndaj të gjithë nacionaliteteve që jetojnë në këtë vend, prej fillimit të pluralizmit ka mbajtur një qëndrim tepër miqësorë, korrekt, dhe ka ndihmuar në të gjithë format e mundëshme që vendi të ruaj qetësinë, stabilitetin, dhe zhvillimin e saj ekonomik, politik dhe kulturor. Është për tu habitur fakti, se disa avanturist politik, nga tabori maqedonas edhe ai shqiptar, me veprimet e tyre politike, kanë rrezikuar në mënyrë direkte stabilitetin e shtetit, dhe është dashtë intervenim direkt i faktorit ndërkombëtarë për të ndaluar zhvillimet që dërgonin drejt vëllavrasjes, luftës qytetare, dhe zhbërrjes së shtetit. Nuk ka dilemë se rruga e pluralizmit politik, ka qenë mjaft e vështirë për vendin tonë. Gjatë këtij rrugëtimi të rëndë për vendin, lehtësimi më i madh gjithmonë ka ardhur nga komuniteti ndërkombëtarë. Popujt e Maqedonisë së Veriut, nuk duhet të harojnë kurrrë misionet e ndryshme ndërkombëtare, duke filluar nga UNPREDEP, KFOR, Operation Essential Harvest, Task Force Fox, dhe shumë misione të tjera, sidomos gjatë konfliktit të 2001, që kanë patur rol vendimtarë në parandalimin e luftës dhe fatkeqësisë, që ka mund të iu ndodhin të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Nuk ka dilemë se kontributi ndërkombetarë ka qenë tepër i madh, i shumëkushtueshëm, dhe me vlerë historike për ekzistimin e Maqedonisë së Veriut si shtet i pavarur dhe demokratik.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, jo rallë herë kanë qenë të keqinformuar ose të dezinformuar, për rolin e vërtetë ndërkombëtarë në Maqedoninë e Veriut, me misionet dhe projektet e tyre konkrete për ruajtjen e stabilitetit, dhe nxjerrjen e vendit nga krizat e shumëta, dhe kjo është bërë qëllimisht, nga qarqe të caktuara për qëllime kriminale. Ndihma ndërkombëtare, ka merituar një hapsirë shumë më të madhe mediatike, për ti njoftuar qytetarët e vendit për kontributin dhe rolin e pazëvendësueshëm në të mirën e vendit dhe qytetarëve të saj. Menaxhimi dhe ndihma për kalimin e shumë shteteve nga sistemi komunist në sitemin plural demokratik, konfliktet dhe luftërat në Ballkan, si dhe pavarësimi i shumë shteteve të ish Jugosllavisë, nuk ka qenë një punë e lehtë për ndërkombëtarët, por me ndihmën e vet qytetarëve të organizuar në parti politike, shoqata dhe organizata qytetare, arritëm këtu ku jemi. Menaxhimi i krizës humanitare të Kosovës me mbi një milion njerëz të dëbuar nga trojet e veta, ka qenë një mrekulli e Zotit, që u tejkalua po ashtu me ndihmën e ndërkombëtarëve, dhe vet qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, dhe shteteve tjera. Duke patur parasysh dhe duke mos harruar këtë angazhim të madh ushtarak, politik, dhe ekonomik të ndërkombëtarëve, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk iu mbetet aq shumë hapsirë për tu lavdëruar liderët politik, partitë politike, dhe organizatat e ndryshme, se kanë bërë namin vetëm me implementimin e programeve dhe projekteve të ndryshme në shtetet e tyre. Lufta për demokraci, sundim të ligjit dhe sigurisë në botë, nuk ka qenë një luftë e vogël, por ka qenë një luftë shumë e ashpër, shumë e rrezikshme, dhe me pasoja fatale për gjith njerëzimin. Ju kujtohet 11 shtatori, rrëzimi i dy kullave binjake në Nju Jork, ishte një projekt i djallit kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pikërisht përshkak të ndihmës së madhe që ofronin Shtetet e Bashkuara të Amerikës botës për të drejtat e njeriut, dhe përhapjes së demokracisë në të gjitha shtetet e botës. Shtetet e Bashkuara kanë paguar një çmim shumë të lartë nga armiqët e demokracisë, por ia dolën të jenë fitues në luftën kundër terrorizmit, prandaj është shumë qesharake kur dëgjon lloj-lloj politikanësh, që dalin dhe krekosen se e kanë luftuar terrorizmin.

Të respektuar qytetarë të këtij vendi,
Popujt e Maqedonisë, dhe të gjith qytetarët e vendit, nuk kanë kërkuar, dhe as që kërkojnë nga politikanët e tyre ti mbrojnë nga okupimi i ndonjë shteti tjetër, apo nga ndonjë rrezik imagjinar, sepse lufta e vërtetë, dhe populli i rrezikuar në të vërtetë ishte populli shqiptar i Kosovës, dhe këtë luftë e zhvilluan burrat shqiptarë të UÇK-së dhe një kohë e ndihmuar edhe nga Aleanca Veriatlantike në emër të drejtësisë ndërkombëtare. Prandaj, popujt e Ballkanit, edhe popujt e Maqedonisë së Veriut, nuk kërkojnë nga politikanët e tyre të merren me punë shumë të mëdha, por të japin kontributin e tyre për zgjidhjen e problemeve të vogla të qytetarëve të tyre. Kërkesa e tyre e vetme, ka qenë dhe mbetet reformimi i institucioneve të shtetit, funksionimi i shtetit ligjor, moskeqpërdorimi i fesë, moskeqpërdorimi i bijëve dhe bijave të tyre, moskeqpërdorimi i humanizmit, dhe mosplaçkitjen e djersës dhe mundit të tyre, sepse në këtë mënyrë, ata vet kontribojnë në ngritjen e ekonomisë, pa pasur nevojë që politikanët e tyre ti fusin në borxhe edhe pasardhësit e tyre. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pa përjashtime, kërkojnë ndërprerjen e praktikave të vjetra të manipulimit, montimit, dhe vëllazërimit të politikanëve me kriminelët dhe krimin e organizuar.

Me një fjalë, të gjith popujt e Maqedonisë, nga subjektet politike, dhe politikanët e tyre, nuk kërkojnë programe megalomane parazgjedhore sesi do ta zgjidhim arsimin, shkencën, kulturën, sportin, rininë, ambientin jetësor, shëndetësinë, ushtrinë, policinë, punët e jashtme, e shumë tema tjera, ata kërkojnë sende elementare, të mos manipulohet me paratë publike dhe të mos plaçkitet e mira publike, siç ka ndodhur deri më tani, që në emër të popullit të Maqedonisë dhe mirëqenies së tyre, arritën që të nxjerrin jashtë vendit qindra miliarda. Si hap i parë dhe i guximshëm i politikës dhe politikanëve do të ishte aktivizimi i të gjitha institucioneve për konfiskimin e të gjitha pasurive të vjedhura. Prandaj, ne si RDK, qëllimisht nuk e luajmë rolin e të madhit, por as nuk kemi ndërmend të biem në gjumë, që të lejojmë dikend që në emër të kombit, fesë, shtetit, humanizmit, të vazhdon mashtrimin e madh. Kemi fakte të shumëta të mëhershme, e sidomos gjatë praktikimit të pushtetit nga ana jonë me një ministri dhe disa drejtori të ekzekutivit, që u dëshmua se nuk ka vend në të njëjtën zyrë edhe për hajdutin edhe për të sinqertin.

Të nderuar delegatë,
Vitet e tranzicionit, që nga 90-ta e këndej, kanë qenë vite të rënda por edhe të politizuara skajshmërisht, që kanë bërë të lindin dhe të rriten gjenerata të tëra nën presionin e propagandës politike, që shumë herët i shndëruan në militantë partiak, që nga bankat e shkollave fillore dhe të mesme. Është për të ardhur keq dhe mjerim i vërtetë, që shumë nga studentët, profesorët, dhe intelektualët, e gjejnë veten në partitë politike më të mëdha, ku mendojnë se do të përfitojnë shumë më tepër famë, para, dhe siguri, ndërsa shumë pak i gjenë intelektualët e tillë në mesin e partive politike ku nuk fitohet asgjë, por jepet gjithçka për popullin e shumëpërvuajtur. Militantizmi i tyre ka kaluar të gjith kufijtë e të bërit politikë, çdo deklaratë dhe çdo paraqitje në opinion e liderit të taborit të kundërt përcillet me sharrje, shpifje, urrejtje, dhe varësisht nga fjalori ekstrem i militantit, shpërblehet dhe ngritet në pozicionet partiake nga lideri, që po të kishin kulturë politike, çdo lider do të apelonte tek simpatizantët e vet se nuk ka nevojë të mbrohet partia në atë mënyrë, por me dije, kulturë, fakte dhe argumente. Taboret e partive politike i ngjanin bandave të një organizimi ushtarako-policorë, që lufton për një copë territori, dhe herë e okupon njëra bandë, e herë banda tjetër. Populli shqiptar, të gjith politkanëve dhe politikbërësve, nuk ua fal asnjëherë ngritjen dhe imponimin njerëzve të pa vlerë, si burra të mirë si komandant të paqenë.

Ndrimi i sistemit, pikë së pari, duhej të nënkuptonte kthimin e pasurisë, barazinë, lirinë e shprehjes së mendimit, besimit, garantimit të sigurisë së jetës, pasurisë, shkolllimit, shëndetësisë, dhe punësimit. Por kjo nuk ndodhi kurrë. Në fakt, kthimi i pasurisë nga ana e pushtetit u bë krejtësisht në mënyrë kriminale, nuk u respektua ligji dhe as e drejta për çdo pronarë për të rikthyer një copë tokë. Ne jemi dëshmitarë të gjallë se e njëjta gjë mund të thuhet edhe për barazinë, lirinë e mendimit, fjalës, sigurisë, jetës, pasurisë, shëndetësisë, dhe punësimit, nëmes tjerash. Kjo gjendje nuk ishte e trashëguar nga sistemi i mëhershëm, por u krijua nga injoranca politike, mosdija, keqmenaxhimi i pushtetit, të veshur me petkun e pushtetarit. Fatkeqësisht, pa fije turpi, të gjith kriminelët në Maqedoninë e Veriut kanë mundësinë e komunikimit dhe takimeve të përditshme me njerëz kyç të politikës. Në shtetet ku funksionon ligji, kriminelët i ikin ballafaqimit edhe me zyrtarët më të ulët të institucioneve shtetërore, kurse te ne, lavdërohen publikisht në çdo lagje dhe qytet, se unë jamë i lidhur me njerëz që janë në kierarkinë më të lartë të shtetit. Kompromisi me krimin dhe kriminelët është krimi më i madh në historinë e njerëzimit.

Të nderuar delegatë,
Te gjith popujt që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, e ndajnë të njejtën bindje, se e kaluara politike e të gjitha subjekteve politike, liderëve politik, aktivistëve dhe veprimtarëve të ndryshëm që u morën me politikë, me biznes, me fe, me humanizëm, me organizime qytetare, i ngjanë një kasaforte të mbyllurr me plot dokumente që presin kontrollimin, verifikimin, dhe vulosjen e tyre, nga ekspertë me përgjegjësi, për kategorizimin, seleksionimin, dhe depozitimin e tyre, në arkivat e historisë më të re të kombit dhe shtetit. Nuk duhet të habiten as maqedonasit dhe as shqiptarët, dhe as nacionalitetet e tjera, se një ditë kur do hapet kasaforta e dokumenteve të historisë kombëtare dhe shtetërore, do ti ngjajë një grope të zezë, që kur i hiqet kapaku ngulmon nga era e keqe, nga tradhëtia, manipulimi, keqpërdorimi, kriminaliteti, dhe shërbimi ndaj padronëve që ishin armiqët e popullit shqiptar dhe maqedonas.

Të respektuar të pranishëm,
Nëse na lejohet të flasim për periudhën që pason, atëherë duhet porositur të gjith politikanët në Maqedoni, qofshin të ri apo të vjetëruar në politikë, se nuk ju mbetet që të dalin me projekte megalomane kinse për zgjidhjen e problemit kombëtarë ose shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, me deklarata të pamatura, dhe parolla të zbrazura, ejani me ne, na votoni, që ta zhbëjmë këtë parti politike apo atë parti politike nga themeli, që të ndërtojmë parajsën për shqiptarët dhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, sepse dalin tepër qesharak dhe të papjekur në këtë luftë të papërfunduar. Kjo punë është më se e qartë për njerëzit e vullnetit të mirë të Rilindjes Demokratike Kombëtare. Kjo filozofi e shndërron opozitën edhe pozitën në argat të dreqit të mallkuar, i largon nga qëllimi madhor, dhe dërgon ujë drejt mullirit të armikut. Në politikë, mund të rrënohet nga themeli vetëm ajo parti politike për të cilën ekzistojnë dyshime të mëdha se është shndërruar në një organizatë terroriste, dhe si e tillë konsiderohet si e jashtëligjshme dhe i ndalohet veprimi politik me akte ligjore.

Ne në RDK, kërkojmë dhe apelojmë tek të gjith popujt në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që të largohen nga një filozofi politike e gabuar që për një individ apo grup kriminal, në taborin e kundërshtarit politik, ta shpallim gjithë subjektin kundërshtar si organizate kriminale, sepse kriminelët e vërtetë dëshirojnë pikërisht një orientim të tillë të gabuar, që më mirë dhe më lehtë të mobilizojnë gjithë forcën partiake në mbrojtjen e tyre, dhe në këtë mënyrë ua bëjmë shërbimin perfekt kriminelëve në të gjitha subjektet politike. Apeloj deri te të gjith intelektualët, njerëzit e mendjes dhe të dijes, që të kyçen në mënyrë aktive në ngritjen e vetëdijes së kësaj popullate, dhe të mos lejojnë në asnjë mënyrë që bajrakun e prijësit ta marrin injorantët, mercenarët, apo të përgjumurit, sepse ua kemi borxh pikësëpari prindërve tanë, familjeve tona që na rritën dhe na shkolluan me djersën e tyre, dhe jo me paratë e drogës, të jetimëve, apo të plaçkës. Të gjithë duhet ta dinë se të këqinjtë gjithmonë do të shtrihen aq sa do ju lejojnë të mirët hapsirë për shtrirje.
Ju faleminderit!