Përfundoi rekonstruimi i tërësishëm i kulmit të Shkollës Fillore “Ismail Qemali” – projekt i përbashkët mes Komunës së Çairit dhe Ministrisë së Finansave(Foto)

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me zëvendës ministren e finansave të Republikës së Maqedonisë së Veriut znj. Shirete Elezi dhe drejtoreshën e Shkollës Fillore “Ismail Qemali” znj. Burbuqe Ymeri shënuan sot përfundimin me sukses të projektit të përbashkët për rekonstruimin e tërësishëm të kulmit të kësaj shkolle.

Marketing

Kreu i Çairit, Ganiu shprehu faleminderimin e tij ndaj Ministrisë së Finansave që vlerësoi objektivisht angazhimin e deritanishëm të Komunës së Çairit për përmirësimin e infrastrukturës së shkollave fillore dhe kopshteve për fëmijë, duke dhuruar grant për mbulimin e gjysmës së vlerës së këtij investimi infrastrukturor në suaza të programit MSIP të dedikuar për përmirësimin e shërbimeve komunale. Vlera e përgjithshme e investimit është 6 milionë denarë, prej të cilave nga 3 milion denarë kanë ndarë Komuna e Çairit dhe Ministria e Finansave.

Vetëm përmes angazhimeve të përbashkëta institucionale do të mundësohen kushte për proces më cilësor arsimor në foletë e dijes ku përgatiten gjeneratat e shëndoshë të së ardhmes.

Marketing