Përfundoi rikonstruksioni i urës Goce Dellçev

Ekipet e Qytetit të Shkupit dje (18.08.2019, e diel) i përfunduan aktivitetet ndërtimore për “Rikonstruksionin e dilatimeve të urës Goce Dellçev në të dy drejtimet” dhe sot trafiku në urë po zhvillohet pa pengesa.

Marketing

Punimet komplekse ndërtimore për rikonstruksionin e urës kanë përfunduar në afatin e paraparë prej 40 ditëve nga fillimi i tyre më 09.07.2019. Gjatë kohës së aktiviteteve ndërtimore në këtë pjesë u vendos regjim i përkohshëm i trafikut.

Me këtë lloj të rikonstruksionit të nyjeve dilatuese të urës, aktivitet ndërtimor i cili nuk është kryer në urë në 13 vitet e kaluara, rritet dukshëm sigurinë e urës.

Marketing