Gjatë ditës së sotme ka përfunduar turneu ndërkombëtarë në futboll Gazi Baba Cup, ku morën pjesë dhjetëra ekipe nga rajoni dhe vendi. Nga rajoni veçojmë ekipet nga Sllovenia, Kroacia dhe Serbia. Ndërsa nuk munguan edhe ato nga vendi, siç janë Vardari, Fer Play, Kull, Saraj, Albarsa, Millano, Skupi dhe të tjera.

Shkolla e futbollit Saraj e cila gjithashtu ishte pjesë e këtij turneu, arriti që me gjeneratën 2007 të arrij deri në finale, ku u ballafaqua dhe u mposht nga Hajduku i Splitit. Megjithatë djelmoshat nga Saraji, në këtë turne arritën të mposhtin ekipin e Radniçkit nga Nishi i Serbisë, ekipin e FC Nacional nga Sofja e Bullgarisë dhe ekipin e Kull dhe kështu u radhitën në pozitën e dytë.