Përfundon dëgjimi i bisedave në “Titanik”, ja çka ka ndodhur

Me dëgjimin e rreth 50 bisedave të inicizuara si material prove në lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) ka përfunduar seanca e sotme në Gjykatën Penale në Shkup. Për shtatë biseda publiku do të përjashtohet për shkak të privatësisë së dëshmitarëve.

Marketing

Një pjesë e bisedave audio janë tërhequr nga ana e prokurores Lile Stefanova e PSP-së pasi përmbjatja e tyre është pjesë e procedurave parahetimore të PSP-së.

Seanca e radhës është caktuar më 30 nëntor kur do të rishikohen SMS porositë si material prove.

Në disa nga bisedat ish ministrja për Punë të Brendshme Gordana Jankullovska është informuar se pas autobusit me votues nga Pusteci automjeti është i Nano Ruzhinit dhe ka pasur kamera ku një ekipi i është thyer kaseta dhe kartela, me çka Jankullovska thotë se do ta menaxhojë situatën gjatë ditës. Në rastin tjetër, Jankullovska kërkon person zyrtar të shoh se çka ka ndodhur në shkollën fillore “Kole Nedellkovski” ku ka pasur një polic agresiv që siç thotë Jankullovska, me siguri është nga komunjarët dhe i frikëson “njerëzit” të cilët shkojnë për të votuar.

Në rastin “Titanik” përveç Nikola Gruevskit të akuzuar janë edhe ish zyrtarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakievski, Gordana Jankulovska, BIljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilia Dimovski, Munir Pepiç, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velkovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevkski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviç dhe Lenga Rashajkovska.