Përfundon mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, zgjidhet kryesia e re por nuk diskutohet për koalicione

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilën është zgjidhur kryesia e re e partisë.

Marketing

Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, para mediave ka thënë se kanë diskutuar për zgjedhjet e fundit, ato lokale dhe parlamentare të vitit 2017.

“Kemi folur për zgjedhjet e kaluara rezultatet që i kemi pasur, është zgjidhur kryesia e re. Jemi gati për fushatën zgjedhore dhe t’i fitojmë zgjedhjet”, ka thënë Haziri, transmeton Telegrafi.

Haziri tha se në mbledhje nuk kanë diskutuar për koalicione parazgjedhore, teksa ka shtuar se gjatë javës së ardhshme do ta shpallin kandidatin e tyre për kryeministër.

Ndryshe, LDK ka deklaruar me herët së dëshirojnë të shkojnë të vetëm në zgjedhje të parakohshme.

Theksojmë, se para disa javësh Isa Mustafa është rizgjedhur kryetar i LDK-së.

Marketing