Përfundon ndeshja, Arsenal feston fitoren e katërt

Arsenal ka arritur të arkëtojë tri pikët e radhës pasi ka mposhtur Everton me rezultat 2:0.

Marketing

Londinezët për tre minuta shënuan dy gola përmes një super goli nga Aleksander Laccazette në minutën e 56-të dhe Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 59-të.
Gunners ishin më të mirë në ndeshje, duke tentuar gjatë gjithë kohës për të kaluar në epërsi.

Everton nga ana tjetër përkundër që pati numrin e njëjtë të goditjeve drejt portës nuk ishte i saktë asnjëherë.
Arsenal gjendet në vendin e gjashtë me 12 pikë kurse Everton në të 12-tin me gjashtë pikë të arkëtuara.

Kjo është ndeshja e 25-të mes këtyre dy ekipeve që Arsenal nuk pëson humbje në shtëpi.

Marketing