Përfundon numërimi, ky është rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Turqi (FOTO)

Ka përfunduar numërimi zyrtar i votave për zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Turqi, i pari ka dalë kandidati i AKP-së, Recep Tayyip Erdogan me 52.44% të votave, i ndjekur nga Muharrem Ince i CHP me 30.82% të votave, ndërsa Selahattin Demirtas ka marrë 8.21% dhe Meral Aksener 7.44% të votave.

Në rang vendi nga rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare janë numëruar 98% të votave dhe partia AKP e Erdogan ka marrë 42.42% të votave, e ndjekur nga CHP me 22.74% të votave. Koalicioni “Aleanca Popullore” që është mes AKP dhe MHP ka fituar 53.59% të votave dhe reth 341 deputetë nga total 600 sa ka parlamenti i Turqisë, në anën tjetër koalicioni opozitar i quajtur “Aleanca Kombëtare” në CHP, IYI Parti dhe SP arriti ta grumbulloj 34,17 përqind të votave dhe fitoi 191 deputete në parlament.

Në votime morën pjesë rreth 87,29 të votuesve dhe kjo është hera e 14-të ku partia e Erdoganit AKP fiton zgjedhjet në Turqi dhe njëkohësisht është rekord i rri në historinë e Republikës së Turqisë, ku AKP ka fituar 7 herë zgjedhje të përgjithshme, 3 lokale, 3 referendume dhe një palë zgjedhje me sistem të ri të qeverisjes.