Dështon sërish takimi Kurti-Mustafa

Prej më shumë se tre orë diskutimesh, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nuk kanë arritur që të bien dakord dhe të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Marketing

Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së, pas përfundimit të takimit dhe se janë afër përfundimit të marrëveshjes dhe se nesër do të ketë edhe një takim të radhës në mes të Kurtit dhe Mustafës.

“Takimi që ka filluar në ora 15:00 sapo ka përfunduar. Kemi një lëvizje në përpjekje për të arritur marrëveshjen në mes të dy palëve. Do të kemi natyrisht edhe një takim të radhës nesër dhe për detaje do të njoftoheni nesër”, u shpreh Mustafa. /

Marketing