Përfundon pjesa e parë e ndeshjeve në Superligë, këto janë rezultatet

15:53 | 16 Maj 2021

Marketing

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjeve të xhiros së 35-të të Superligës së Kosovës.

Arbëria po barazon me Llapin ku golin e epërsisë për llapjanët e shënoi Kreshnik Selmani min 12’, shkruan lajmi.net.

Në duelin e dytë, Drita është duke avancuar ndaj Drenicës me golin e Limanit të cilin e shënoi në min 9’.

Ballkani është në epërsi ndaj Trepçës 89’ që nga min 5’ kur shënoi Krasniqi dhe Hoxha 35′ dhe për Trepçën shënoi Arbër Hoxha, ndërsa Besa ka epërsinë ndaj Feronikelit në Drenas.

Ndërsa në duelin kryesor të kësaj jave, Prishtina është duke avancuar në Gjilan me golat e Micit i cili shënoi nga penaltia në min 15’ dhe Qëndrim Zybas i cili shënoi në min 40′.

Rezultatet e pjesës së parë të ndeshjve./Lajmi.net/

Marketing