Përfundon pjesa e parë, Prishtina në avantazh ndaj Llapit, ndërsa Drenica ka epërsinë ndaj Ballkanit

15:56 | 2 Maj 2021

Marketing

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjeve të xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës.

Në duelin e parë, befasisht Drenica po avancon ndaj Ballkanit, shkruan lajmi.net.

Kreshnik Uka i dha epërsinë skuadrës në min 19’ shënuar gol të bukur. Ballkani nuk ka mundur të barazojë rezultatin pavarësisht tentimeve të bëra nga suharekasit.

Ndërsa në duelin e dytë, Prishtina ka arritur ta përmbys Llapin nga 1 – 0 në 1 – 2.

Fillimisht kishte shënuar Mankenda min 15’ për ti dhënë avantazhin djemve të Zekrija Ramadanit. Por, pas katër minutash, Aliu shënoi për Llapin duke barazuar shifrat në min 19’.

Prishtina arriti të shënojë në min 42′ përmes Bekteshit.

Rezultatet e pjesës së parë, Drenica 1-0 Ballknai dhe KF Llapi 1-2 Prishtina./Lajmi.net/

Marketing