Përfundon procedura hetimore për rastin “Reketi”

“Pas një analize të plotë të provave materiale të mbledhura dhe provave verbale, prokurorja për krim dhe korrupsion të organizuar, Villma Ruskoska njoftoi se ka përfunduar hetimi për të dyshuarit për rastin “Reket”.
“Pas analizës së përgjithshme të mbledhjes së dëshmive materiale dhe verbale, prokurori kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit që procedon në lëndën e njohur në opinion si “Reketi”, e mbaron procedurën hetimore për personat e dyshuar”.

Marketing

Afati 15-të ditor për inspektimin e provave të të dyshuarve të parë dhe e drejta e mbrojtjes për të paraqitur prova në favor të të dyshuarve skadon sot.

Njëkohësisht, prokuroria thekson se dhënia e dëshmisë së një të dyshuari nuk është veprim procedural, që nënkupton mbrojtje, dmth, një deklaratë, gjithashtu mund të jepet brenda afatit të përcaktuar me ligj kur inspekton provat.

Gjatë ditës së nesërme është thirrur i dyshuari i tretë me të cilën do të informohet për përfundimin e procedurës hetimore” thonë nga Prokuroria Publike.