Përfundon procesi gjyqësor për ‘shuplakat’ në Qendër, nesër fjalët përfundimtare

Procesi gjyqësor për dhunën dhe shuplakat në Komunën Qendër është para fudnit. Fjalët e fundit të mbrojtjes u dëgjuan në gjykatë sot ndërsa vendimi duhet të shpallet nesër rreth orës 12.

Marketing

I pandehuri Mile Janakieski vlerëson se prokuroria e profilizon pa bazë atë si një bashkëpunëtor të ngushtë të Gruevskit. Pikërisht ai kualifikim për afërsi me ish-kryeministrin, tha ai, i kushtoi paraburgim dy vjet më parë, për shkak të rrezikut që Gruevski ta ndihmonte të shpëtonte.

“E akuzuara Daniela Rangelova u la e lirë, i dënuari Tomislav Llazarov u morr vesh, Nikolla Ggruevski u largua ndërsa mbeti vetëm Mile Janakieski që të shpallet fajtor në mënyrë që dikush të mund të shënojë nga kjo çështje, një fitore për drejtësinë që është e pakuptueshme dhe e pabesueshme për askënd”, tha Janakieski në sallën e gjyqit.

Ai e siguroi gjyqtarin se nuk ka qenë nxitës i dhunës e as nuk ka dhënë udhëzime për protesta të dhunshme para Komunës së Qendrës në vitin 2013 kur u ndryshua plani detal urbanistik për Unazën e Vogël.

Në fjalët e tyre përfundimtare, avokatët analizuan për disa orë që prokuroria nuk ofroi prova të dhunës dhe nxitjes dhe thanë se nëse Janakievski ishte një njeri i besueshëm i Gruevskit, ai nuk do të ndiqej në mënyrë të paligjshme.

Në seancën e fundit kur prokurorja Fatime Fetai i dha fjalët e saj përfundimtare dhe kërkoi dënim maksimal për organizatorët e protestave të dhunshme, Nikolla Gruevski dhe Mile Janakieski, ndërsa për katër nga protestuesit ajo kërkoi dënime me burg, ndërsa për njërin kërkoi dënim me kusht.

Para se të kërkonte dënimin dhe të analizonte provat, Fetai hoqi akuzat kundër tre të pandehurve. Midis tyre, ish-deputetja Daniela Rangelova, e cila gjatë protestave ishte këshilltare në Këshillin Komunal të VMRO-DPMNE-së në Qendër, dhe dy pjesëmarrës në protesta.

Marketing