Përfundon raundi i pare i bisedimeve mes Biden dhe Putin

Presidenti Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Putin kanë përfunduar raundin e parë të bisedimeve të samitit të së mërkurës.

Marketing

Biden dhe Putin u takuan së pari të shoqëruar nga Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe disa përkthyesë.

Dy seanca shtesë janë planifikuar të mërkurën pasdite ndërsa udhëheqësve pritet që t’i bashkohen edhe disa këshilltarë.

Delegacioni i SHBA përfshin Sekretarin Amerikan të Shtetit Blinken, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan, Nënsekretarin e Shtetit për Çështjet Politike Victoria Nuland, Ambasadorin e SHBA në Rusi John Sullivan dhe ekspertët Eric Green dhe Stergos Kaloudis.

Delegacioni rus do të përfshijë, ministrin e Jashtëm rus Lavrov, këshilltarin e punëve të jashtme të Putinit, Yuri Ushakov, zëvendësin e Lavrov, Sergei Ryabkov, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse Gjeneral Valery Gerasimov, ambasadorin rus në Uashington Anatoly Antonov, si dhe të dërguarit e Kremlinit për Ukrainën dhe Sirinë dhe zëdhënësin e Putinit, Dmitry Peskov.

Marketing